Pesha e Papërballueshme e të Qëndruarit-Warsan Shire
Unë nuk e di se kur u bë e pakapshme dashuria
Ajo që di është se askush nga ata që njoh nuk e ka.Krahët e tim eti rreth qafës së nënës sime,
fruta tepër të pjekur për t’u ngrënë, një derë gjysmëhapur.
Kur emri yt është thjesht një dorë që unë nuk mund ta shtrëngoj kurrë,
gjithçka në të cilën përherë kam besuar, bëhet magjike.Unë i mendoj të dashuruarit si pemët, duke u rritur te dhe nga njëra-tjetra; duke kërkuar të njëjtën dritë.
E qeshura e nënës sime brenda një dhome të errët,
një fotografi që ngjyhet me gri nën prekjen time.
Kjo është gjithçka që di të bëj,
të mbart humbjen deri atëherë kur filloj t’i ngjaj çdo kujtimi të keq,
çdo frikë e tmerrshme,
çdo makthi që ndokush mund të ketë patur në jetë.Të pyes “A më ke dashur ndonjëherë?”
Ti thua “Sigurisht”, “sigurisht” kaq shpejt
saqë tingëllon sikur ta ketë thënë dikush tjetër.
Të pyes “Mos je prej çeliku?” “Mos je prej hekuri?”
Ti qan ne telefon, mua me lëndohet stomaku.Të lë të ikësh, kam nevojë për dikë që di të qëndrojë.
Përktheu: Arlinda Guma
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire ata i vunë zjarrin shtëpisë së hallës sime unë qava