Fragment nga një fjalim i shkrimtarit David Foster Wallace

in Letërsi by

David Foster Wallace

“Njëzet vjet pasi u diplomova, dalëngadalë arrita të kuptoja se stereotipi i edukimit humanist, që “të mëson të mendosh”, është në fakt vetëm një mënyrë sintetike për të shprehur një ide shumë më kuptimplote dhe të thellë:

“Të mësosh të mendosh”, në të vërtetë do të thotë të mësosh të ushtrosh njëfarë kontrolli mbi mënyrën dhe mbi atë që mendon. Do të thotë gjithashtu të jesh i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm për të zgjedhur se çfarë gjëje t’i kushtosh vëmendje dhe si t’i japësh kuptim përvojës.
Sepse nëse nuk mund ta ushtroni këtë lloj zgjedhjeje në jetën tuaj prej të rriturish, atëherë jeni vërtet në telashe.

Mendoni për klishenë e vjetër të “mendjes si një shërbëtore e mirë, por si një padrone e tmerrshme”. Kjo, si shumë klishe, aq të papërshtatshme dhe joentuziaste në sipërfaqe, në fakt shpreh një të vërtetë të madhe dhe të tmerrshme.
Nuk është rastësi që adultët që kryejnë vetëvrasje me armë zjarri, pothuajse gjithmonë e qëllojnë veten në kokë. Ata qëllojnë pikërisht atë “padronen e tyre të ligë”. Dhe e vërteta është se shumë nga këta njerëz, në fakt, kanë vdekur shumë kohë përpara se ta tërhiqnin këmbëzën…”

_____

Ky është një fragment i shkëputur nga fjalimi i shkrimtarit David Foster Wallace, në Kemyon College, më 21 Maj, 2005.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top