PËR KAVAFIN-Guy Goffette
Sa padurim po për çfarë nëse e nesërmja
është vetëm një barkë pa vela e rrema,
një urë mbi zbrazëti? Mendo për plakun
e Aleksandrisë, për thesarët e tij të kredhurnë një sirtar mes çelësash, ca pak duhani,
profilit të vjetruar të një trumcaku të rrëzuar.
Mjaftonte një bori në rrugë,
një hap më i gjallë nëpër shkallëpër të zgjuar dhomën, trupin epshor
të engjëllit, bukurinë therëse e të brishtë
të dashurisë dhe zërin e saj në terr
si kripëe hedhur, kalimthi, mbi një plagë.
Përktheu: Alket Çani

Nga Edmond Jabès
Nga Edmond Jabès 1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.)