Bukuria e të përkohshmes-Sueton Zhugri
Ulur në krah të Atit
e merr malli për pluhurin e Jeruzalemit,
djersën e bagëtive,
aromën e mbytur të kashtës,
yjet e vetmuara të qiellit tokësor,
sandalet e lodhura,
tundimin e gjokseve të zhveshur,
erën e gjakut,
gjuhën e kamzhikëve,
gropat e gjëmbave në ballë,
dhimbjen e eshtrave të thyera,
duhmat e fundit mbi kryq
përkëdheljen e përfundme të flladit…e merr malli për
tre ditë mungesën,
dehjen
e atij llojit tjetër…kur përjetësisht ulur mbi re
pëshpëritet fjala e ndaluar
dhe e pakapshme
provuar vetëm prej tij:
shshsh… Mosqënia.16.2.2017
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri Im gjysh me shaka thoshte: “I dinim ëndrrat