Letërsi/Tharm

Sheila-Anita Zela

Anita Zela Nuk kam menduar kurrë të mbaj qen. I dua kafshët, por prania e një qeni më është dukur gjithnjë si prova e pakundërshtueshme e vetmisë. Derisa u shpërngula në Greenstone. Luizën e njoha që ditën e parë. Erdhi afër fugonit që po shkarkonte gjërat e mia dhe më zgjati dorën. – Unë jam… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Një nga letrat e fundit të Kafka-s për Milena-n

Franz Kafka «Është pak a shumë kështu: Unë, kafsha e pyllit, isha atëherë në pyll, dergjesha diku, në një gropë gjithë llucë (llucë nga shkaku i pranisë sime, kuptohet); por, ja, të pashë në lirinë që ta jep e përjashtmja, si gjënë më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë, i harrova të gjitha, harrova vetveten… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim

BRUNANBURH, 937 T.Z- JORGE LUIS BORGES

BRUNANBURH, 937 T.Z- JORGE LUIS BORGES S’ke askënd në krah. Mbrëmë vrava një burrë në betejë. Qe trim e shtatëlartë, prej lozës së qëruar të Anlafit, Shpata i përshkoi gjoksin, pak më të majtë. U përpëlit përtokë dhe u bë shujtë për korbat. Më kot do ta presësh, o grua që s’të njoh. Nuk do… … Keep Reading

Kinema

Kur pyetjeve u përgjigjen duart/“Mimi”-Një dokumentar nga Eneos Çarka

Pas dokumentarit “Qyteti i mureve”, realizuar prej regjisorit të ri Eneos Çarka, një prej dokumentarëve më të mirë shqiptarë që kam hasur kohët e fundit, ndesha “Mimin”-një tjetër dokumentar që mban të njëjtën autorësi. Thjesht “Mimi”. Një dokumentar “brenda familjes”, kushtuar gjyshit të autorit. Është e natyrshme përfshirja emocionale e artistëve në rastet kur prekin… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHKRIMTARI-Agota Kristof

Agota Kristof Hoqa dorë nga gjithçka për të shkruar veprën e jetës sime. Jam shkrimtar i madh. Askush s’e di këtë, ngaqë ende s’kam shkruar asgjë. Por kur ta shkruaj, ama, librin, romanin tim… Kjo është arsyeja pse hoqa dorë nga puna e zyrtarit dhe si… nga çfarë tjetër? Nga asgjë tjetër. Sepse miq s’kam pasur… … Keep Reading

Letërsi

Rajmond Dunkan dhe historia e jashtëzakonshme shqiptare /Luan Rama

Luan Rama Raymond Duncan (Rajmond Dunkan) bën pjesë në atë elitë amerikane e cila u shfaq në Parisin e lirë e antipuritan që në fillimet e shekullit XX, ku veç poetit Oscar Wilde, filozofit Ezra Pound, autorit të “Uliksit” James Joice, që u botua së pari në Paris nga amerikania tjetër Silvya Beach, drejtuese e… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Dimri i Michiganit-Anita Zela

Anita Zela Mara Gjoni hyri në restorantin Amore da Roma në Detroit, fiks në orën 7 e gjysmë të së dielës. Kisha arritur aty rreth 20 minuta më parë. Atë mëngjes isha zgjuar si çdo ditë herët dhe me plogështinë e një të diele me borë të ngrirë në çdo cep, kisha pirë kafen pas… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Gjuha e fluturave-Manuel Rivas

Manuel Rivas Pas funeralit, në varrezat San Amaro, shkuam në bar Huevito e pastaj tek Davidi për të kthyer ndonjë gotë për nder të të ndjerës. Kishte vdekur e ëma e Fontanës. Ai ishte i përhumbur, sikur të kishte akoma arkivolin mbi shpatulla, dhe kishte atë pamjen e fajtorit që kanë zakonisht fëmijët kur humbasin… … Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Letërsi

Fjalimi i shkrimtarit amerikan William Faulkner me rastin e marrjes së çmimit Nobel

Ishin vitet 50-të. Shkrimtarët shkruanin në Epokën e Bombës Atomike. Nën kërcënimin e projekteve distopike që sillte epoka e ankthit;  një fenomen kulturor i llojit: “Sot u gdhiva gjallë dhe shëndoshë e mirë.” Në këtë fjalim Faulkner-i thekson se sa toksik bëhet kreativiteti kur shkrimtari shkruan në ankth dhe frikë. Kur ai e mbajti fjalimin,… … Keep Reading

1 … 169 170 171 172 173 … 192
Go to Top