Fotografi i tha të bënte një përpjekje të buzëqeshte…

in Në kohërat e kolerës by

Fotografi i tha të bënte një përpjekje të buzëqeshte, dhe kjo vogëlushe siriane buzëqeshi kështu…

Një buzëqeshje që të shkallmon.

Një buzëqeshje që duket sikur të akuzon, që ti, në cepin e largët të botës, nuk bëre asgjë që kjo tragjedi të mos ndodhte.

Sepse ligjet e luftrave i miratojnë njerëz si ty; prej mishi, gjaku dhe zemre…

Dhe se po njerëz si ty; prej mishi, gjaku dhe zemre, mund të kishin bërë më shumë rezistencë të mos t’i miratonin…

Një foto e denjë për t‘u vendosur në Sallën e Kongresit Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë, në Selinë e Kombeve të Bashkuara, dhe mbi të gjitha në kabinat e pilotëve të avioneve bombardues.

Bota ngjan kaq e pistë përballë syve të përlotur të kësaj fëmije që sforcohet të buzëqeshë, por buzëqeshja nuk i del… 

Arlinda Guma

Arlinda Guma është autore e dy romaneve:”Bulevardi i Yjeve”-2014 dhe “Terma humanitarë si fjala bombardim”-2016, autore e faqes defekt-teknik.com, si dhe autore e disa kolonave në shtypin e shkruar të Tiranës.

3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.