Një Letër Falënderimi-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Një Letër Falënderimi-Wislawa Szymborska


Unë u kam shumë borxhe
atyre që nuk i dua.
Lehtësimin e pranimit
se ata janë më pranë një personi tjetër.
Gëzimin se unë nuk jam
ujku i deleve të tyre.
Paqja ime qoftë me ta
se me ta unë jam e lirë,
dhe këtë, dashuria nuk mund ta japë,
as nuk di ta marrë.
Unë nuk i pres ata
nga dritarja në derë.
Gati aq e durueshme
sa një orë diellore,
Unë kuptoj
atë që dashuria nuk kupton.
Unë fal
atë që dashuria nuk do ta kishte falur kurrë. Koha që duhet të kalojë midis takimit dhe letrës
nuk është sa përjetësia,
vetëm disa ditë apo javë.
Udhëtimet e mia me ta gjithmonë shkojnë mirë.
Dëgjojmë koncerte.
Vizitojmë katedrale.
Peizazhet janë të qarta.
Edhe atëherë kur shtatë lumenj dhe male na ndajnë,
ata janë lumenj dhe male
të njohur nga çdo hartë.
Falë tyre
unë jetoj në tre dimensione,
në një hapësirë ​​jolirike dhe joretorike,
me një horizont të ndryshueshëm, pra real.
Ata as nuk e dinë
sa shumë mbajnë në duart e tyre bosh.
“Unë nuk u kam asnjë borxh atyre”,
do të kishte thënë dashuria
në këtë temë të hapur.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top