MALET E DIAMANTIT-Ko Un
Piktori gjysm’ i verbër Choe Buk
Shkoi te burimi Byeokha
Nën majën e thiktë të maleve të Diamantit
– Një njeri i famshëm
Duhet të vdesë në një mal të famshëm
Si tha këto fjalë
U hodh në humnerë
Kim Hong-do-ja që ishte me të vrapoi
Dhe e shpëtoi në zgrip të humnerës
Po tani përse s’ka më
Kësi të krisurish kaq origjinalë?
Gjithçka që bëjmë është rafinimi i ca tablove
I ca poezive
Përktheu: Alket Çani
PLEHU I FËMIJËRISË-Ko Un
PLEHU I FËMIJËRISË-Ko Un Le të kalben gjithë gjërat e universit të shenjtë! Kur isha fëmijë