LAMTUMIRË-Wang Wei
Ti zbrite nga kali. Unë të shtiva verë,
Pastaj të pyeta për ku je nisur kështu.
Ti zhgënjimin tënd më rrëfeve:
Për dimërim po shkoje në Malet e Jugut.
Nuk kam më pyetje për ty; udhë të mbarë!
Horizontit pa fund shtrihen re të bardha.MUZG VJESHTE NË MAL
Pas shiut të ri, në malin e shkretë
Freskia e mbrëmjes parandien vjeshtën.
Mes pishave hëna e plotë ka qëndruar,
Mbi gurë nga burimi rrjedh ujë i kulluar.
Bambutë fëshfërijnë kur kalojnë gratë,
Lotusët lodrojnë pas një varke të ngratë.
Aromat pranverore po shuhen një nga një
Por fisnikët do të dinë t’i ruajnë gjithnjë.
ORËVE TË VONA
Orëve të vona dua veç qetësinë,
Kotësi e gjërave larg shpirtit të mbetet,
Pa asnjë pasuri, kam vetëm gëzimin
Të kujtoj sërish pyllin tim të vjetër.
Puhia e pishave rripin ma hedh tutje
Tingujt e lahutës hëna seç m’i grish.
Cila është, më pyesni, e vërteta e fundme?
– Këngë peshkatarësh që tretet në kallamishtë.(701-761)
Përktheu Alket Çani
PËRBALLË DËBORËS-Du Fu
PËRBALLË DËBORËS-Du Fu 712-770) Për luftën kanë zënë të qahen Të vdekurit e vonë në