Histori pafundësie-Sueton Zhugri
Rrjeta e fatit endet
Prej një merimange
pa sy
Katrorët shpështillen prej fijesh
blu të padukshme
kapur n’yje tejet të largët
në gjuhën e kometave.
Vrima e zezë e gjahut
gëlltit mishin e ditëve
me syrin
e një gjahtari fshehur
në çdo gjethe të stinëve.
Flegër e një historie pa fund,
që zhvesh lakuriq
ëndrra.
15.6.2018

Për G-Sueton Zhugri
Poezi për G.-Sueton Zhugri Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, – si ushkur rrobeje murguHeshtja