Ja një palë këpucë rozë-Joyce Lussu
Ja një palë këpucë rozë
numër njëzet e katër,
thuajse të reja.
Në shtrojën e brendshme vërehet
ende marka e fabrikës
“Schulze Monaco”.Ja një palë këpucë rozë
majë një pirgu
këpucësh për fëmijë
në Buchenwald.Pak më tej, një grumbull kaçurrelash të verdhë,
flokësh të zinj, flokësh gështenjë,
në Buchenwald.
Përdoreshin për t’u thurur kuverta ushtarëve.
Asgjë nuk shkonte dëm.
I zhvishnin fëmijët e u rruanin kokat
para se t’i shtynin drejt dhomave të gazit.Ja një palë këpucë rozë,
nga ato këpucët rozë që visheshin të dielave,
në Buchenwald.
I përkisnin një fëmije tre vjeç,
ndoshta edhe tre vjeç e gjysmë.
Kushedi ç’ngjyrë i ka pasur sytë
që iu dogjën në furrë,
por të qarën e tij
mund ta marrim me mend,
dihet si qajnë fëmijët.Edhe këmbët e tij
mund t’i përfytyrojmë.
Këpucë numër njëzet e katër
në përjetësi,
se këmbët e vockla të fëmijëve të vdekur
nuk rriten më.Ja një palë këpucë rozë
në Buchenwald,
thuajse të reja,
se këmbët e vockla të fëmijëve të vdekur
nuk e hanë shuallin…Përktheu: Stefan Zhupa
Joyce Lussu, 1912-1998, shkrimtare italiane, përkthyese, aktiviste antifashiste, partizane.
Emri i saj i vërtetë – Gioconda Beatrice Salvadori Paleotti

GJURI I JANARIT-Arben Velo
GJURI I JANARIT-Arben Velo Gjuri i nënës sime,është janar,theu kockat,në oborrin ku rreh dielli.Nga flokët e