Shtëpitë-BORISLAV PEKIĆ

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

BORISLAV PEKIĆ (1930-1992)

Shtëpitë janë si njerëzit: s’mund të parashikosh se çfarë do të të ofrojnë derisa t’i kesh provuar, të jesh futur në shpirtrat dhe nën lëkurat e tyre. Nëse nuk i përmbushin pritshmëritë që kam, thashe me vete, do t’i shes. Nëse dalin mirë, do t’i mbaj. Pastaj do të blej të tjerat, derisa i tërë qarku i ri është i imi dhe unë mund t’i bëj ato të pavarura dhe individuale në mënyrë që të njihen me emër dhe të mos i përmendin si koncepte të përgjithshme: nënndarje, lagje e re, blloqe apo rreth. Do të mendoj për këtë, kur të jenë me të vërtetë të miat, te jenë regjistuar në kadastër me emrin Golovan. Duhet të rrëfej se pavarësisht të gjitha përparësive që do të kishin me anë të të ardhurave, kurrë s’kam mundur të jem pronar i një shtëpie, të cilën s’do të kisha guximin t’ua tregoja miqve dhe klientëve, dhe duke prekur fasadën e saj plot dinjitet, të shpallja me krenari: – Është e imja!

Mund ta parashihja se së shpejti s’do mundesha ta përmbaja padurimin për shtyrjen e vazhdueshme të largimit të Katarinës: e para, mungonte një prej dorezave të saj të pambukta, pastaj donte këshillë se cilën karficë të vinte në rripat e bluzës, pastaj u përhumb duke kërkuar shportat, pastaj prapë e kishte të vështirë ta ndante mendjen për njërën nga kapelet e ndryshme, të cilat me përjashtim të rasteve të tilla të rralla nuk ia vlejnë të bësh rrëmujë. Megjithëse isha i sigurt se të gjthë ishin mësuar me vrazhdësinë time, kisha frikë se mos vrazhdësia ndaj mysafirëve tanë interpretohej si pasojë e sëmundjes sime, pasi isha zyrtarisht i diagnostikuar me probleme zemre. Dhe, kështu, në shenjë zemërate, e vendosa librin e Mayer-it në raft, ngjitur me dylbitë e tjera dhe i bëra Melanisë pyetjen që ajo mesa duket kishte pritur, pasi e kishte përgjigjen të gatshme dhe vetëm po priste rastin.

– Eh, bien, Modemoiselle Foucaut, si është vëllai im Xhorxh sot?

Ndërsa i rrokullis “r”- të pa mëshirë në fyt dhe i kap me majën e gjuhës, lënesha u përgjigj me mëdyshje duke thënë se falë mëshirës së Perëndisë, mund të thuhet se Gjeneral Negovani ishte në përgjithësi mirë, madje për bukuri, s’kishte patur problem me kapsllëkun kohët e fundit dhe as ato çrregullime të shumta dhe të dhimbshme të tretjes për të cilat ajo normalisht informohej sa herë që na bënte vizitë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ajo dukej sikur shihte diku përtej meje, dhe me një shkathësi prej peshkatareje, që nxjerr filispanjat nga tasi për t’i ngritur lart në hapësirën bosh. Në thellësitë gri të dhomës, ato shkëlqenin si gurë të çmuar të modeluar në formën e shtizave në miniaturë. Pastaj i zhyste përsëri në ujë të valë.

Duke dëgjuar këtë vajtim të njohur dhe monoton, i cili sinqerisht më shumë më bezidste se sa më ngjallte simpati, sepse e dija sa pak durim kishte im vëlla me të gjitha. E pyeta Melaninë pse shihte diku përtej personit me të cilin bisedonte sa herë që biseda vinte rreth Xhorxhit, sikur gjenerali po e spiunonte me një sy magjik që i mori gjithçka që i përkiste atij dhe se vetëm ajo, në sajë të një fuqie të mistersme, të ngjashme me vrimën e çelësit, mund ta shihte dhe ta kuptonte. Kjo shpjegon vështrimin e saj të përhumbur, i cili duhej të bëhej më i pëqendruar me çfarëdo lloj fatkeqësie që Xhorxhi po ndiente me të vërtetë në atë kohë. Kështu që shtova duke e ngacmuar:

– Epo, them se kjo ndodh ngaqë s’merr vesh çfarë bëhet jashtë, është mbyllur mes këtyre katër mureve dhe nuk luan nga vendi.

Ishte një lojë e pakuptimtë me besnikërinë e infermieres së moshuar, por s’kisha zgjedhje tjetër. Nëse do të doja ta largoja shpejt, duhej që dhënien pas langoit të vëllait tim ta kaloja tek ai vetë, gjë që me siguri do të bëhej njësh me analiza përfundimtare të dyshimta, bashkë me një siguri të palëkundur e cila po vihej në provë.

– Me të vërtetë më duket shumë e rëndë për shëndetin e tij, t’i kalojë ditët në atë kuti. Është veçanërisht e pashëndetshme për një gjeneral mbretëror, për të cilin dikur ka rënë gongu në librat e historisë.

Siç e kisha parashikuar zonja Foucault u acarua. Shiringa i dridhej me ritmin e zemërimit të shërbyeses së moshuar, sikur të ishte mbushur me ilaçin e verdhë të vajisur.

– Dhe ju, përse nuk dilni asjëherë nga kjo shtëpi, Monsier Negovan?

– Jam pronari i këtyre pasurive, qiramarrës i shtëpive, mademoiselle.

Kurdo që ishte e mundur, i shmang’ja krahasimet me tregtinë.

Je ne suis pas un soldat![1] Mund t’u jap drejtim punëve të mia fare mirë që këtu. Në të vërtetë, unë do të thosha se ato mund të vazhdojnë më mirë nga këtu. Sa më largësi të mbash nga vendi i biznesit, aq më mirë. Vetëm lufëtrat, Mademoiselle Foucault, nuk mund të bëhen nga tavolina, lufëtrat bëhen në fushëbetejë. Au champ de bataille[2]. Dhe, inë imagjinatën time, lufta bëhet, nuk planifikohet.

Nën stresin e ndjenjave të saj të forta, mademoiselle Faoucault iu përgjigj në gjuhën e saj. “Mais on ne fait pas la guerre, monsieur![3] Zot! Faleminderit Perëndisë, nuk është në gjendje të mirë.”

“Mais on ne fait pas la guerre, monsieur! Falemnderit Zotit, nuk jemi në luftë.”

– Me të vërtetë, – thashë pa u trazuar, – S’e ka idenë, s’lexoj gazeta dhe s’e dëgjoj radion. S’kam asnjë ide se ç’farë luftërash po bëhen në këtë çast apo nëse po bëhet ndonjë luftë. Unë s’i ndërtoj shtëpitë e mia të bukura, mademoiselle Faoucault, që disa gjeneralë kokëgdhë, me gjithë respektin që kam për villain tim ushtarak, të provojnë makineritë e tyre të hekurta në to, por nëse ka ndonjë luftë që po bëhet ndokund, jam i sigurt se ai po merr pjesë në të, duke tundur flamuj prej celuloidi mbi hartë dhe duke shtyrë tanke kartoni mbi suva të rëna në terren. Tani më thuaj si mund të bëj plan një gjeneral për gradim të mëtejshëm?

– Monsieur, le general nuk mund të gradohet më, – tha ajo. – Ai pastaj… epo del në pension.

Nous y viola!”[4] – ia ktheva me entuziazëm, duke u përpjekur të tërheq vështrimin e ngulët të Mélanisë.

Natyrisht që gradimi është i pamundur. Jo sepse ai ishte në pension, por sepse ishte i vdekur. Ka njëzet vjet që është varrosur në varrezën e familjes në “Varrezën e re” (Ndarja 17), aty ku unë, që ndryshoj kaq shumë nga Negovanët, nuk do të varrosem.

Në të vërtetë, nuk e kuptoj se si duket se më kanë rrethuar gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit dhe sado qëllime të mira të kenë pasur jam i rrethuar si me tel me gjemba. Të gjithë ata: Katarina; ky Auvergnate pa kokërr leku në xhep, janë një lloj kujtese për vëllazërinë franko-serbe në luftë, miqtë dhe të afërmit që vijnë për të më bërë ndonjë vizitë; ky avokati tyryfyl,por i dobishëm, madje edhe Isidori.

Isidori zor se vjen ndonjëherë dhe të gjithë ata me të vërtetë mendojnë se falë përbetimit të tyre naiv të heshtjes, unë s’di asgjë se çfarë po ndodh jashtë këtyre murve. Nuk di gjë për funeralin e vëllait për shkak se unë nuk dal nga shtëpia, jo edhe aq për shkak se kjo më dëmton shëndetin, por më shumë nga mosbesimi që kam për të ardhmen. Jam i penguar të di ndonjë gjë për ndonjërin prej tyre, të marr pjesë, të veproj, madje edhe të jetoj.

____

BORISLAV PEKIĆ (1930–1992)

Borislav Pekić (1930-1992) u lind në Mal të Zi dhe u arsimua në Beograd, ku u arrestua në vitin 1948 për rolin e tij themelues në krijimin e Shoqërisë së të Rinjve Demokratikë të Jugosllavisë dhe u dënua me pesëmbëdhjetë vjet punë të rëndë. Megjithëse ishte me tuberkuloz gjatë pesë viteve të dënimit, ai mundi që gjatë kësaj periudhe të hartojë skica të gjera për shkrimet e ardhshme, duke përfshirë edhe pemën familjare të protagonistit të “Shtëpive”. U fal në Ditën e Republikës në vitin 1953. Pas studimeve për psikologji në Universitetin e Beogradit, Pekić punoi si skenarist, duke bashkëpunuar në më shumë se njëzet skenarë filmash, mes tyre “Dita e katërmbëdhjetë”, e cila përfaqësonte Jugosllavinë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1961. Romani i tij i parë: “Koha e mrekullive”, u botua në vitin 1965. Në vitin 1970 “Shtëpitë” fitoi çmimin prestigjioz NIN për romanin më të mirë serb dhe Pekić arriti të marrë një pasaportë dhe të emigrojë në Londër. Pekić arriti të shkruante më shumë se tridhjetë vepra letrare dhe jo-letrare dhe shumë nga dramat e tij u vunë në skenë. Ndër veprat e tij të shquara janë: “Si ta qetësosh vampirin” (Kako upokojiti Vampira) përkthyer në anglisht në (1977) dhe shtatë saga vëllimore të familjes Negovan, (Zlatno Runo) botuar në vitet 1978-1986. Pas rënies së komunizmit, u kthye herë pas herë në Serbi, duke ndihmuar në krijimin e Partisë së Re Demokratike Serbe në vitin 1990 dhe u përplas me forcat e sigurisë në një miting kundër Millosheviçit në vitin 1991. Një vit më pas vdiq në Londër.

Ndërtimi mund të shihet si metaforë kryesore për modernitetin, të cilin një forcë e madhe e parezistueshme, qoftë fashizëm, komunizëm apo kapitalizëm, angazhohet gjithmonë për ta rindërtuar dhe “Shtëpitë” është libër për një burrë, Arsénie Negovanin, i cili ia ka kushtuar jetën dhe ëndrrat ndërtimit. Me sens humori, fraknofon, vizionar, Negovani e kaloi gjysmën e parë të jetës duke ndërtuar shtëpitë që i donte aq shumë, madje edhe u vuri emra duke i quajtur Juliana, Kristina, Agatha, duke e bërë Beogradin, qytetin e lindjes, një qytet modern për t’u krenuar. Gjysmën e dytë të jetës, pas Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nazist, e kaloi në një nga ato shtëpi, duke u kujdsur për të shoqen dhe një infermiere që fshihej. Ngjarjet zhvillohen ditën e fundit të jetës së tij, kur Negovani më në fund bën përpjekje për të parë botën ashtu siç është. Negovani është një nga personazhet e mëdha në letërsinë moderne, një burrë me thelb mendimi, fantazist dhe vizionar mashtrues, përbindësh i egoizmit, por magjepsës pavarësisht të gjitha këtyre. Dhe ndoshta ai ka të drejtë të ketë frikë se shtëpia është vetëm një iluzion në botën tonë apo se vetëm tek iluzionet e kemi shtëpinë tonë.

Përktheu: Granit Zela

[1] Frëngjisht: Nuk jam ushtar!

[2] Frëngjisht: Në fushëbetejë.

[3] Frëngjisht: Po nuk jemi në luftë zotëri!

[4] Frëngjisht:  Ja pra!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top