Historia e të Kuqes-Linda Hogan 

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Historia e të Kuqes-Linda Hogan 

Në fillim
kishte një rend tjetër të gjërave
të pathënë asnjëherë
veçse në ëndrrat e krijimit më të errët.

Pastaj, kishte tokë të zezë,
liqen, pasqyrim të dritës në ujë.
Më pas pyll i dendur përreth
asaj drite,
dhe pastaj brumi njerëzor
gjakun e të cilit ne e bartim,
që rritet brenda nesh
i cili na kujton guvat me bizonë të kuq
që marrin ngjyrën e gjakut të tyre
si raca e tyre.

Një botë e egër
lodrim në barqet e nënave tona,
dëshirë përmes syve të mbyllur,
një fëmijë i porsalindur
mbështjellë me placentën e kuqe, të lagësht
i ardhur në këtë botë
tashmë të plagosur,
të vjedhur dhe të djegur
përtej asaj që mund të mendohet.

E kuqe është kjo tokë pjellore
e kthyer përmbys
nga një vend i gjahtarëve
me hekur, gurë stralli dhe zjarr.
E kuqe është frika
që kthen një thikë prapa
kundrejt burrave, ua mban atë në fyt,
ata nuk mund të shohin kthetrat në dorezë,
putrën e kafshës
që iu fanitet
dhe gjakun që iu turbullohet në trup.

Kjo pra është gjuetia, lindje,
dhe një lloj vdekje.
Pastaj ishte mjekësia, shërimi i plagëve.
I kuq ishte fryti i pamatshëm
i trupave të rrëmbyer.
Mjekët dëshironin të dinin
çfarë e shpiku sëmundjen
si shërohen plagët
brenda vetes së tyre
si mbahet jeta nën lëkurë,
nëse jo me magji.

Ata hyjnizonin hijet e kuqe të shushunjave
që lëvrinin në tasat e bardhë të ujit;
Ata i besonin yjeve
në kupën e qiellit,
Ata e zhvoshkën lëkurën
për të lejuar
të dilte jashtë pjesa më e keqe
por ata lexonin historinë e zjarrit
të shuar
dhe kjo ishte një shkencë.

Ndërsa për putrën e kafshës mbi thikën e vdekjes,
thikat kanë aq tehe
sa ati i kuq i luftës
që e shkruan emrin e tij
me gjakun e burrave të tjerë.

I kuq ishte ushtari
që zvarritej
përmes një hendeku
të gjakut njerëzor me qëllim për të mbijetuar.
Kjo ishte rruga e shpëtimit të tij.
Është djali i tij që jeton pranë meje.
I kuq është gjëmimi në veshët tanë
kur takohemi.
Dashuria, si krijimi,
është njëlloj rendi tjetër i gjërave.

E kuqe është flaka e zjarrit
që kam rrëmbyer
nga rrënja,thundra, fruti i rënë.
Dhe kjo ishte uria.

E kuqe është shtëpia e njeriut.
Unë kthehem aty natën
duke notuar brenda guvës së lëkurës
që më kujton bizonin.
Në atë luzmë rrethore
të gjakut
jemi duke u djegur të gjithë,
zjarre të kuq, të pandashëm,
gjallesat ecin këmbadoras
dhe kacavaren
me qëllim për të mbijetuar
kështu që asgjë nuk mbetet
për të vdekur në fund.

Kjo jetë në zjarr, e dua,
E dëshiroj,
këtë jetë.

Përktheu: Kujtim Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top