Gjithçka është gati-Alain Bosquet

in Letërsi/Përkthim by

Gjithçka është gati-Alain Bosquet

 

Besoj se gjithçka është gati.

Muret e paradhomës me gëlqere i leva.

Telefonin e shkëputa.

Dhe shportën e boshatisa:

letra dashurie, romane të braktisura

fatura…

Thirra ca miq e u thashë:

Merrini ju lutem; gramafonin, disqet, abazhuret.

Fëmijëve që kalonin u hodha nga ballkoni poemat e mia të fundit.

Njëri nga ata më tha:

“Më mirë do ishte sikur të qenë mandarina”.

Pastaj i dhashë lamtumirën vaskës sime të shëmtuar e obeze.

Portën nuk e mbylla: macet e pëlqejnë moketin.

Ndërsa çelësin ia dhashë lypësit plak, përballë.

Apartamenti është i pastër njëlloj si shpirti im.

Po iki të vdes, shumë larg vetes sime.

 

Përktheu: Luan Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top