FOTOGRAFIA E PARË E HITLERIT-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Ç’është ky bebe i veshur me këmishkë?
Është Adolfi i vogël, pinjolli i familjes Hitler!
Ndoshta do të bëhet doktor në drejtësi?
A ndoshta tenor në Operan e Vjenës?
E kujt është kjo doçkë, ky vesh i lezetshëm?
I kujt ky bark i vogël plot qumësht, ende nuk dihet:
i një tipografi, një mjeku, një tregtari, një prifti?
Deri ku do të shkojnë këto këmbka, deri ku?
Në kopsht, në shkollë, në zyrë, në martesën
ndoshta me vajzën e kryebashkiakut?Oh bebja im, engjëlli im, gjëçka ime, rrezja e diellit.
Kur erdhi në këtë botë para një viti,
shenjat nuk munguan në qiell e në tokë:
dielli pranveror, barbarozët në dritare,
organoja në oborr,
një profeci ogurmirë në një letër ngjyrë rozë,
pak para lindjes, ëndrra profetike e së ëmës:
një pëllumb në ëndërr – lajm i gëzuar
ta kapësh – bujtësi i pritur prej kohësh do të vijë.
Tak, tak, ç’është, është zemra e vogël e Adolfit që rreh.Gjiri, pelenat, grykashka, stringla,
Foshnja, lavdi Zotit, luaj vendit, qenka mirë,
u ngjan prindërve, maçokut në kanistër,
fëmijëve të gjithë albumeve të tjerë familjarë.
Jo, jo, nuk do zëmë të qajmë tani,
zoti fotograf nën çarçafin e zi do bëjë klik-klak.
Atelieri Klinger, Grabenstrasse Braunau,
Braunau është qytet i vogël por i denjë për respekt,
me ndërmarrje serioze, komshij të ndershëm,
me aromë brumi të ardhur dhe sapuni të zi.
Nuk dëgjohen lehjet e qenve dhe as hapat e fatit.
Mësuesi i historisë liron jakën
dhe gogësin i përkulur mbi fletore.
Përktheu: Alket Çani
Në foto: Adolf Hitler
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende