Fletë kalendari-Tasos Livadhitis
Kush e di se çfarë do të ndodhë nesër,
e kush mësoi se ç’ndodhi dje,
vite të humbura atje….këtu, nëpër dhoma, nëpër trena,
nëpër ëndrra.
Por nganjëherë zëri i gruas në kohë
perëndimi ngjason
me lamtumirën e një moshe që i vjen fundi
dhe ditët që të mungojnë, oh shkurti im, ndoshta na jepen
në parajsë –
Meditoj për hotelet e vegjël ku lashë
psherëtimat
e rinisë sime,
asaj, ku së fundi nuk i largohesh dot, por dhe të shkosh ku…
Erosi është çmenduria jonë, përballë së
pamundurës të njohim
njëri – tjetrin.
Zot, sa i padrejtë ishe me poetët kur u dhe vetëm një botë!
Dhe kur të vdes dua të më varrosin nën një det fletësh kalendari
që të marr kohën me vete.
E ndoshta, ç’të mbetet nga ne, të jetë atje,
anës rrugës sonë.
Oh, mos më harro!
Përktheu: Nilda Baxha

Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis
Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis Në ardhshi ndonjë ditë në dhomën time,do t’ju