Dua-Nikos Kabadhias
Dua gjithë të trishtushmen e botës.
Sytë e trishtuar të njerëzve të sëmurë
pemët e zhveshura dhe parqet shkretë
qytetërimet e vdekura, vendet në errësirë.
Udhëtarët e shkretë me një çantë
që larg kërkojnë strehim,
muzikantët e verbër plot zhurmë të udhëve,
të varfrit, ata rrugaçët, ata që kanë uri.
Vajzat e zbehta që gjithmonë presin
kalorësin, e që në ëndrrën e tyre panë mbrëmë,
të padukshmin e rrugës përballë.Mjelmat e përgjumura mbi bardhësinë e tyre.
Anijet që në udhëtime të largëta ikin
dhe nuk e dinë se kur do të kthehen,
dua, sa dëshirë me to të shkoj,
as të kthehem më.
Dua gratë e bukura, ato që vajtojnë,
sa larg shohin, sa trishtushëm shohin.
Dua në këtë botē, çdo gjë që qan,
Sepse është unë.
Perktheu: Nilda Baxha
Nikos Kabadhias (1910 – 1975), poet dhe prozator grek, gjithashtu përkthyes dhe oficer marine.
Letra që Kamy i dërgoi vejushës Kazanxaki, Elenit
Ishte viti 1957 kur Nikos Kazanxakis humbi Çmimin Nobel në letërsi, vetëm me një votë, përballë