DASHURIA-Khalil Gibran

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

DASHURIA-Khalil Gibran 

 

Kur të thërret dashuria, ndiqe, në të gjithë shtigjet e saj,

edhe pse mund të jenë të thellë e të menjëhershëm.

Dhe kur krahët e saj të përqafojnë, dorëzohu,

edhe pse në mes të krahëve mund të fshehë ndonjë shpatë

e të të plagosë.

Dhe kur të flet, besoje,

edhe pse zëri i saj do të shkundë ëndrrat e tua,

si veriu që shkreton bahçen.

Sepse, ashtu siç dashuria të kurorëzon, ashtu mund edhe të të gjunjëzojë.

Por, është rritja jote, është dhe shartimi yt.

Dashuria nuk jep gjë tjetër, vetëm veten e saj,

dhe nuk merr gjë tjetër, vetëm veten e saj.

Dashuria nuk është as pronë, as pronësohet,

sepse asaj i mjafton dashuria.

Dhe mos beso po deshe, se mund t’ia ndryshosh drejtimin,

sepse dashuria nëse të gjen të denjë do të jetë ajo

që do të përcaktojë ecurinë tënde.

Dashuria nuk ka ndonjë dëshirë tjetër,

veç përmbushjes së saj.

Por nëse dashuron dhe ke dëshira, le të jenë këto dëshirat e tua:

Të shkrihesh e të bëhesh si përroi që këndon netëve,

Të njohësh dhimbjen e butësisë,

Të plagosesh nga i njëjti; i njëjti

opinioni yt për dashurinë

Dhe të gjakosesh, i gatshëm dhe i gëzuar.

 

Përktheu: Nilda Baxha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top