Çdo guralec-Leonard Cohen

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Çdo guralec-Leonard Cohen

Çdo guralec ëndërron vetveten
Çdo gjethe ka një planimetri
Dielli prej dëshirës është i drejtuar
udhëtimit përpos në ndritshmëri
Humbjet akoma nuk kanë vjelë
bekimin paqësor të zemrës sime
sepse ëndërroj aty ka shpresa
ëndërroj aty ka ende shpëtimie

Ia thashë këtë një të burgosuri
i cili vrau njeriun që urrej
Ia thashë minatorit që gërmon
të artën pjatë timen të gjejë
Prandaj jetoj në ferr
të ëndërroj çka ferri është

Trupin tim ëndërroj ndajnate
Universin ëndërroj
ëndërroj, ëndërroj për mijëra vjet
me prova aktoreske ëndërroj
shtatëditëshin e mrekullisë mendore
kur bares nëpër mjegull
Isha një i veshur me lakuriqësi
në ekzistencën e vuajtjes i kredhur

Sikur dhuroja këngë ëndërroja
prova ime e vetme ti
e vërteta që ndërton fole me ty
as në dysheme, as në çati
as nëpër dritare për të parë jashtë
as në pasqyra për të parë brenda
as tek kënga si përjashtim
as tek vdekja si fillim

Fëmija im kjo është ëndrra njerëzore
që gjumi njerëzor ndërsjell
mos u përpiq kaq fort të kacavirresh
për çka tingëllon kaq thellë
E dua ëndrrën që sapo ke filluar
përpos gjelbërimit tim
I dua guralecët edhe diellin
gjithçka bota përfshin

E mbi të gjitha po të them
agut kur drita fillon e ndrin
Të ofroj veç ditë të rreckosura
që grisen nën tënden psherëtimë
Nuk e di se sa e sa të tjerë
do kaptojnë epokat në lëkundshmëri
gjithçka kjo këngë kërkon të lërë
është gjuha e krijesave në pritshmëri

Montreal,1978

Përktheu: Flurans Ilia

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top