Mirësevini ndër rreshta – LEONARD COHEN
Mirësevini ndër këto rreshta
Aty lufta është e ndezur
por do përpiqem t’ju rehatoj
Bashkëbisedimin tim nuk është e thënë
të ndiqni, ai është veç nervozizëm
A nuk gatova dashuri me ju
kur student ishim qysh në lindje?
Shtëpia tashmë është ndryshe
shumë shpejt fshati do të dorëzohet
Por kam zhvendosur gjithçka
që mund ta rehatojë këtu armikun
Ne jemi vetëm
gjersa kohët të ndryshojnë
edhe ata që kanë qenë tradhëtarë
kthehen si pelegrinë të çastit
qyshkur nuk prodhuam
qyshkur vendosmërisht refuzuam
ta emërtojmë si terr poezinë.Përktheu: Flurans Ilia
Çdo guralec-Leonard Cohen
Çdo guralec-Leonard Cohen Çdo guralec ëndërron vetveten Çdo gjethe ka një planimetri Dielli prej dëshirës është