Category archive

Përkthim - page 6

Një poezi nga Hannah Sullivan

Një poezi nga Hannah Sullivan   Çfarë do të mbijetojë prej nesh?Larkin-i mendonte se përgjigjia mund të ishte “dashuria”, Por ai s’mundi ta vërtetonte. “Folderi i drafteve ishte vendi më interesant.” “Në fund ishe gjithmonë ti.”“Ai u përpoq të ta thoshte në mënyrën e tij.” Gjurmë të vockla karboni në pluhur, Kjo është përgjigjia praktike.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DASHURIA -Miroslav Holub

DASHURIA -Miroslav Holub Dy mijë cigare.Qindra kilometranga muri në murNjë përjetësi në gjysmë vigjiljemë vezulluese se bora. Tonelata fjalështë vjetra si gjurmëte shpezëve në rërë. Qindra libra që nuk kemi shkruar.Qindra piramida që nuk i ndërtuam. Humbje.Pluhur. I hidhursi fillim i botës. Më beso kur të themishte bukur. Përktheu: Qlirim Qormemeti Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Fotografi i luftës-Carol Ann Duffy

Fotografi i luftës-Carol Ann Duffy Ai më në fund është vetëm në dhomën e tij të errëtme bobina vuajtjesh të vëna në rresht. E vetmja dritë e kuqe shkëlqen butësisht, sikur të ishte një kishë dhe ai një prift që përgatitet për të intonuar një meshë. Belfast. Bejrut. Phnom Penh. I gjithë mishi është bërë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Guximi- Jack Kerouac

Guximi- Jack Kerouac   I. Guximi është një virtyt interesant. I vetmi ndryshim midis guximit dhe shpresës së parealizueshme është suksesi. Për mua guxim do të thotë të ngrihesh kundër padrejtësisë, apo të paktën të gjesh forcën për të bërë diçka që karakteri yt apo bota e jashtme do të preferonin të mos ta bëje.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Vajtim- Ana Castillo

Vajtim – Ana Castillo   Zotat jetojnë në re, në majat e kodrave dhe të maleve, por mbi të gjitha, në thellësi të shpellave, thoshte ime më teksa bluante misrin. Nëse ti sheh në gojën e malit me trajtë gruaje, ajo po të thërret, thoshte mamaja. Ti së shpejti do mësosh se çfarë është ajo.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

AG-Arthur Rimbaud

AG-Arthur Rimbaud Përqafova agun e verës. Ende s’lëvrinte gjë në ballinën e pallateve. Uji ishte i vdekur. Hijnajat nuk i shqiteshin udhës së pyllit. Eca, duke zgjuar frymët e gjalla e të vakëta, dhe gurët e çmuar vështruan dhe heshtur u ngritën flatrat. E para përshtypje, në shtegun tash të përmbytur nga vezullime të befta… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Faqja e parë e romanit “Vegjetariania'” të shkrimtares Han Kang, botuar për herë të parë në vitin 2007

Han Kang Përpara se gruaja ime të bëhej vegjetariane, gjithmonë e kam menduar si një grua tërësisht të rëndomtë në çdo drejtim.Të jem i sinqertë, nuk më tërhoqi fare as herën e parë që e takova. Shtat mesatar, flokë as të gjatë as të shkurtër, stil alla rrumbullak, me lëkurë si prej të sëmure, verdhacuke,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mësuesi i Historisë-Billy Collins

Mësuesi i Historisë-Billy Collins Duke u përpjekur të mbronte pafajësinë e nxënësveai u tha atyre se Epoka e Akullnajave në të vërtetë ishte Epoka e Freskët, një periudhë prej një milion vjetësh kur të gjithë duhej të vishnin pulovra. Dhe Epoka e Gurit u bë Epoka e Zallit, emërtuar sipas rrugëve të gjata të kohës.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo

Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo Unë kërkoj të pamundurën: më duaj përgjithmonë. Më duaj atëherë kur e gjithë dëshiira të jetë venitur. Më duaj me mendësinë unike të një murgu.Atëherë kur bota në tërësinë e saj, dhe të gjitha ato që ti i konsideron të shenjta të këshillojnë kundër kësaj: më duaj edhe… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

I dashur lexues-Billy Collins

I dashur lexues-Billy Collins Baudelaire të konsideron vëlla, dhe Fielding-u të drejtohet pas çdo paragrafisikur të dojë të sigurohet se ti nuk e ke mbyllur librin, e tani po të thërras sërish unë;fantazma e vëmendshme, figura e errët e heshtur që rri në portën e këtyre fjalëve. Pope të mirëpret në shkëlqimin e studimit të… Keep Reading

1 4 5 6 7 8 71
Go to Top