Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo

in Letërsi/Përkthim by

Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo

Unë kërkoj të pamundurën: më duaj përgjithmonë.
Më duaj atëherë kur e gjithë dëshiira të jetë venitur.
Më duaj me mendësinë unike të një murgu.
Atëherë kur bota në tërësinë e saj,
dhe të gjitha ato që ti i konsideron të shenjta të këshillojnë kundër kësaj: më duaj edhe më shumë.
Kur zemërimi të mbyt dhe nuk ka emër: më duaj.
Kur çdo hap nga dera e shtëpisë në punë të lodh –
më duaj; dhe kur kthehesh nga puna për në shtëpi sërish, më duaj, më duaj.
Me duaj kur je i mërzitur –
atëherë kur çdo grua që sheh është më e bukur se e fundit që ke parë,
apo më patetike; më duaj siç më ke dashur gjithmonë:
jo si admirues apo si gjykatës, por me dhembshurinë që ruan për veten në vetminë tënde.
Më duaj teksa shijon vetminë tënde,
pritjen e vdekjes tënde,
misteret e mishit, teksa ai loton dhe shërohet.
Më duaj si kujtimin tënd më të çmuar të fëmijërisë –
dhe nëse nuk ke asgjë për të kujtuar –
përfytyro një kujtim, më vendos aty me ty.
Më duaj të vyshkur ashtu siç më deshe të re
Më duaj sikur të kem ekzistuar përgjithmonë –
dhe unë do të bëj të pamundurën
një akt të thjeshtë,
duke të dashur, duke të dashur ashtu siç unë di.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top