Category archive

Përkthim - page 71

Letërsi/Përkthim/Tharm

Deti më i bukur- Nazim Hikmet

Deti më i bukur- Nazim Hikmet Deti më i bukur: s’është lundruar ende. Fëmija më i bukur: nuk është rritur ende. Ditët tona më të bukura: s’i kemi parë ende. Dhe fjalët më të bukura që dua të të them: nuk t’i kam thënë ende. Përktheu: Redi Sheqeri     Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Nga Kafka tek Kafka-Maurice Blanchot

Kafka dhe Brodi. Kështjella. Recetë leximi, ose shënim sqarues; Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri i Maurice Blanchot-“Nga Kafka tek Kafka”, të cilën po orvatem ta sjell në shqip. Ai është një nga tekstet kyç për shkrimtarin më të madh të botës, Kafkën, dhe mikun e tij Maks Brodin -Balil Gjini Pasi e kishte… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dritë-Janis Ricos

Dritë-Janis Ricos Një degëz bajame para dritares, një degëz e vetme të fsheh gjysmën e fshatit. Dashuria në pëllëmbë të fsheh gjithë botën. Mbetet veç drita. Përktheu: Romeo Çollaku Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Vdekja është e gjatë-Alain Bosquet

Vdekja është e gjatë-Alain Bosquet   Një petale trëndafili që vallëzon, që ndalet. Një bubuzhel i lumtur si një heshtje. Një strall ku prehet një pëshpërimë vagabonde. Një shatërvan me tri muzikat e tij. Një frut që fle në parfumin e lehtë të tij. Një kaltërsi qielli që ka zbritur ashtu kot mbi çatitë, për… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kleopatra-MARIO BENEDETTI

MARIO BENEDETTI  (Montevideo, 1920 – 2009) Duke qenë e vetmja femër midis gjashtë vëllezërve, më mbanin si ujët e paktë në familje. Vëllezërit më kishin (ende më kanë) të shtrenjtë, veç më bezdisnin shumë me ato shakatë e tyre të rënda mbi veçoritë e gjendjes sime femërore. Shkëmbenin qyfyre me njëri-tjetrin duke më shpotitur mua,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Gjithçka është gati-Alain Bosquet

Gjithçka është gati-Alain Bosquet   Besoj se gjithçka është gati. Muret e paradhomës me gëlqere i leva. Telefonin e shkëputa. Dhe shportën e boshatisa: letra dashurie, romane të braktisura fatura… Thirra ca miq e u thashë: Merrini ju lutem; gramafonin, disqet, abazhuret. Fëmijëve që kalonin u hodha nga ballkoni poemat e mia të fundit. Njëri… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Shtëpia e huaj-Janis Ricos

Shtëpia e huaj-Janis Ricos Ndryshkur porta e hekurt e kopshtit. Bimët kacavjerrëse e kanë mbytur gjer sipër. Të zotët mungojnë prej vitesh, ndoshta dhe kanë vdekur. Ai ka ditë tashmë që i vërtitet kësaj shtëpie sikur kërkon të zbulojë ndonjë të fshehtë, sikur dëshiron të hyjë e të hetojë në brendësi. Një mbrëmje i ra… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Gratë-Janis Ricos

Gratë-Janis Ricos   Janë shumë të largëta gratë. Çarçafët u kundërmojnë natën e mirë. Vendosin bukën mbi tryezë, që të mos ua ndiejmë mungesën. Atëherë e kuptojmë se faji ishte yni. Ngrihemi nga tryeza dhe themi: “U lodhe shumë sot” apo “rri, do ta ndez unë llambën”. Kur ndezim shkrepësen, ajo kthehet ngadalë dhe niset… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

I KËRCËNUARI-JORGE LUIS BORGES

I KËRCËNUARI-JORGE LUIS BORGES Është dashuria. Duhet të fshihem ose të marr arratinë. Si në një ëndërr mizore, ngrihen muret e burgut të saj. E hirshmja maskë ka ndryshuar, por si gjithmonë është e vetmja. E për çfarë do të më vlejnë hajmalitë e mia: përdorimi i shkronjave, erudicioni i mugët, mësimi i fjalëve që… Keep Reading

Go to Top