Vdekja është e gjatë-Alain Bosquet
Një petale trëndafili që vallëzon, që ndalet.
Një bubuzhel i lumtur si një heshtje.
Një strall ku prehet një pëshpërimë vagabonde.
Një shatërvan me tri muzikat e tij.
Një frut që fle në parfumin e lehtë të tij.
Një kaltërsi qielli që ka zbritur ashtu kot mbi çatitë,
për të ndjerë s’dihet çfarë përkëdhelish.
Një kujtesë
e transformuar nga përralla.
Një përrua që në shenjë respekti kthehet në burimin e vet.
Një fjalë e humbur që gjen strehë në një gjuhë mikpritëse.
Por s’ka asnjeri të më thotë
se jeta ime është tepër e shkurtër, dhe vdekja ime tepër e gjatë.
Përktheu: Luan Rama
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet Çdo të hënë revoltohem: si mund të jesh një njeri