Guximi- Jack Kerouac

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Guximi- Jack Kerouac

 

I.

Guximi është një virtyt interesant.
I vetmi ndryshim midis guximit dhe shpresës së parealizueshme është suksesi.
Për mua guxim do të thotë të ngrihesh kundër padrejtësisë,
apo të paktën të gjesh forcën për të bërë diçka
që karakteri yt apo bota e jashtme do të preferonin të mos ta bëje.
Është ai dreri fisnik me brirë të mëdhenj që ne admirojmë, për të cilin kemi më të thellin respekt,
është ai dreri fisnik me brirë të mëdhenj që ne na pëlqen ta rrëzojmë përtokë dhe pastaj ta varim nëpër mure.

Ashtu si duhani në cigare, e vetmja mënyrë për ta nxjerrë jashtë
nga thellësia e karakterit tënd
është ta mbështjellësh dhe t’i vësh flakën.
Por mos merr më shumë sesa mund të përballosh,
përndryshe mund ta gjesh veten duke e vjellë nocionin e palogjikshëm,
prakticitetin e triumfit të pavetëdijes tënde.
Cëmit mjaftueshëm,
aq mjaftueshëm sa për të mbajtur shpresën, por jo aq sa për të mposhtur
burracakërinë në shpirtin tënd
deri në atë pikë sa të mbytësh krejt vetëpërmbajtjen dhe pasigurinë.

 

II.

E kam parë guximin në shumë vende,
te dielli, sepse është mposhtja e mrekullueshme e errësirës çdo mëngjes,
te një grua që vendos të ketë një fëmijë pavarësisht pasojave kërcënuese për jetën. E kam parë kryesisht në filmat aksion,
ku ai ekziston pa grabitqarët e natyrshëm të pasigurisë dhe ndjeshmërisë që gjenden në botën reale.
E kam parë në rebelimin e fëmijëve
që vendosin thjesht të thonë “po”,
e kam parë në vështrimin cinik të të vyshkurve të zhytur nën varësinë e drogës
që përpiqen të thonë “jo”.

Guximi, është diçka e mrekullueshme.
Ai është njëherazi bekim dhe mallkim.
Bëje tëndin dhe shfrytëzoje,
por me masë,
përndryshe ai mund të rrëmbejë më të mirën e pasigurisë dhe të ndjeshmërisë tënde.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top