Vajtim – Ana Castillo
Zotat jetojnë në re,
në majat e kodrave dhe të maleve,
por mbi të gjitha,
në thellësi të shpellave,
thoshte ime më
teksa bluante misrin.Nëse ti sheh në gojën e malit me trajtë gruaje,
ajo po të thërret, thoshte mamaja.
Ti së shpejti do mësosh
se çfarë është ajo.
Zëri i saj kullon mjaltë.
Ti duhet të hysh brenda.
Njeriu duhet t’u bindet perëndive
pa diskutim.Ti del jashtë duke ecur nëpër errësirë,
thonë njerëzit, duke ndjekur zërin e perëndeshës së bukur të vullkanit, por
—
dhe këtu ime më e ndal punën dhe më vështron —
askush nuk del kurrë prej andej.
Zotat presin ofertat;
ato duan që ne të mos i harrojmë.Zoti i njerëzve të bardhë kërkon sakrifica gjithashtu.
Të bardhët vranë shumë
në emër të zotit të tyre.
Na vranë se ne nuk u bindëm
dhe për pasuritë tona.
Ata vranë njerëzit lëkurëbronztë, lëkurëzinjtë dhe lëkurëverdhët.
Sigurisht, ata e vrasin njëri-tjetrin.
Zoti i bardhë është i egër.
Mos shko kurrë e vetme në mal, thoshte ime më,
mos ec as në ndonjë shteg të panjohur.
Ai do të të çojë jo te zoti që sollën pushtuesit
por te djalli i një njeriu të vdekshëm.Stërgjyshja ime më thoshte të njëjtën gjë, dhe tani unë ia them mbesës sime.
Është detyra ime,
detyrë e çdo nëne dhe e çdo ati.
Kujdes, i paralajmërojmë ne fëmijët tanë, edhe era mund të jetë mashtruese.Përktheu: Arlinda Guma
Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo
Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo Unë kërkoj të pamundurën: më duaj përgjithmonë. Më duaj