Shiu binte në çati – Ana Castillo    

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Shiu binte në çati – Ana Castillo  

Tik, tik, tik,

tik, tik, tik…

Një goditje me thikë

mu në gjoksin e vendit
dhe nata nuk pulsoi më

atë ditë Shën Valentini.
Një tik, tik, tik binte në çati.

dhe askush nuk fljeti më, as dashuria ime, as qeni,
as unë
pas lajmit për masakrën e fundit.

Shtatëmbëdhjetë fëmijë humbën jetën. Studentë, poetë, udhëheqës të së ardhmes,

ishin shtatëmbëdhjetë shpirtra atë kohë. Shtatëmbëdhjetë, numërojini në arkivole,

që nuk do të plaken kurrë.
Shtatëmbëdhjetë djem dhe vajza. Numërojini, nëse arrini,

britmat e prindërve dhe të njerëzve. Terrorizmi vendas është kaq i shfrenuar

në një vend që e quan veten demokraci,
i cili e ka bërë vdekjen të duket banale.
Dhe e gjithë kjo filloi shekuj më parë.

Burra me armë, që e urrejnë njerëzimin, dashnorë të pushtetit
tani, ata heqin maskat, kostumet,

me bekimin e Zotit President. Tik, tik, tik… binin pikat e shiut nga qielli
dhe askush nuk fjeti më, as dashuria ime, as qeni, as unë.

Përktheu: Arlinda Guma

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Verbëri-Sueton Zhugri

Verbëri-Sueton Zhugri Sot i dhashë dorën një fëmije të verbër: Anna, lexova,
Go to Top