Muzgjet e shkurtit-Arben Velo
Për mua muzgjet
janë kafe shqeto,
i pijnë pyjet që dogjëm
që të mbanim larg dimrat.
Ca gerguj andej vijnë,
më sjellin një fole shkurti.
Të gjerb qetësisht,
muzgje vetmish burri.
Vetmia është e çuditshme,
të ngjishet në kraharor
kur i dhemb kujtesa.
Më dhembin të vdekurit e djeshëm,
s’di t’i ngushëlloj,
si letra ankesash
mbi tokë kanë zënë radhë.
Ankohen kot!
Pronësinë mbi varret
të gjallët e kanë marrë.
Sa shumë jemi zhbërë!
Shkurtit, ditët tona
në derë i mbetën.
Nga Wester Union-i
më erdhi një faturë.
Për netët
kur me foletë
unë gjerbja muzg vetmie,
gergujt paguan lejlekët.

Pse shkruaj?-Arben Velo
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.Përgjigjia