AG-Arthur Rimbaud
Përqafova agun e verës.
Ende s’lëvrinte gjë në ballinën e pallateve. Uji ishte i vdekur. Hijnajat nuk i shqiteshin udhës së pyllit. Eca, duke zgjuar frymët e gjalla e të vakëta, dhe gurët e çmuar vështruan dhe heshtur u ngritën flatrat.
E para përshtypje, në shtegun tash të përmbytur nga vezullime të befta zbehane, qe një lule që më tha emrin e saj.
Qesha me ujëvarën bjonde që flokëshprishet mes bredhash: në majën e argjendtë sërish njoha dean.
Aherë i ngrita velat një e nga një. Në udhë, duke lëvizur krahët. Nëpër fushë, ku ia kallëzova gjelit. Në qytetin e madh ajo përvidhej përmes kambanareve e kupolave dhe, tek rendte si një lypës mbi skela mermeri, unë e ndiqja.
Në krye të rrugës, pranë një pylli dafinash, e rrethova me flatrat e saj të mbledhura, dhe për një çast i ndieva trupin e pamatë. Agu dhe foshnja u rrëzuan në rrëzë të pyllit.
Kur u zgjova ishte mesditë.
[Arthur Rimbaud “Poezi të zgjedhura”; përkthyer nga Alket Çani; Shtëpia botuese “Mësonjëtorja e Parë”; Tiranë, 2001.]
TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy
TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy Shtatë qyteza u mburrën që Parisin e grinë:Auteuil-i desh ta bënte