Category archive

Përkthim - page 5

Letërsi/Përkthim/Tharm

Buqetë-Bei Dao

Buqetë-Bei Dao Mes meje dhe botësTi je një gji, një velëskajet besnike të një litariJe një burim, një erë,një thirrje e shurdhër fëmijërie. Mes meje dhe botës Ti je një kornizë, një dritarenjë fushë e mbuluar me lule të egraJe një frymë, një shtrat,një natë që mban shoqërinë e yjeve. Mes meje dhe botës,Ti je… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PRITJE E KOTË-Li Po

PRITJE E KOTË-Li Po Pragu prej nefriti mbuluarNga vesa e mardhur;Mëndafshi i çorapeve të laguraPrej kohësh zbardhur.Ajo pranë dritares këtë mbrëmjePo rri e menduarDhe hënën nga tyli i tejdukshëmSodit e trishtuar. Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mos qaj për dashurinë – Hafëz

Mos qaj për dashurinë-Hafëz Një lajm i mirë: as dhimbja as vajiNuk do të zgjasë –Si çdo gjë tjetër kalon dhe kjoNuk mund të zgjasë. Ajo që dua më shikon muaSi të pavlerëPor dhe vlerësimi që i fal tjetritNuk do të zgjasë. Roja te dera vringëllon shpatënS’hyjmë dot pa gradaAma çdo gradë do degradohetNuk mund… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Një fëmijë i trishtuar-Margaret Atwood

Një fëmijë i trishtuar-Margaret Atwood Ti je e trishtuar ngaqë je e trishtuar. Është psikike. Është mosha. Është kimike. Shko te një psikanalist ose merr ndonjë pilulë, ose-ose; përqafoje trishtimin tënd si një kukull pa sy ti duhet të flesh. Hëm, të gjithë fëmijët janë të trishtuar por disa e kapërcejnë. Numëroji bekimet e tua.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis

Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis Në ardhshi ndonjë ditë në dhomën time,do t’ju dëftej një tablo të madhe,zbritjen e Krishtit nga kryqi,të papërfunduar, ta pret mendja,është kaq e vështirë të përfundosh gjësend,sa dhe lutjet e fëmijërisë, më ndërmendet,nuk arrita kurrë t’i përfundoj.Hapat e babait të dehur, britmat e nënës,dyert që hapeshin e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy

TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy Shtatë qyteza u mburrën që Parisin e grinë:Auteuil-i desh ta bënte yrt e perimore;Grenelle-a desh ta bënte pemishte frutore;Montmartre-i, vodëvil; Bercy-a, magazinë. Passy-a desh e bëri ngrehinë servile,Për fisnikët e huaj desh e bëri fjetore;Vaugirard-i, Villette-a me turmën puthadoreI bënin kasaphana për luftën civile. Por zonja i hëngri shtatë motrat… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Gjethet bien në heshtje – Immanuel Mifsud

Gjethet bien në heshtje – Immanuel Mifsud Qëmoti mësova se historitë veten përsëritin dhe në mes të natës ti do të klithëshdhe do më lësh gjysmë të vdekur në divan, ku shpirtrat e bukur erdhën njëherëdhe ti i afrove rreth vetes për një natë.Është një libër në të cilin janë shtypur të gjitha historitëdhe kur… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi për Ninën – Immanuel Mifsud

Poezi për Ninën – Immanuel Mifsud Njëherë të pashë si treteshe në mbretërinë e kaltër të qiellit, dhe në kaltërsinë e ujit të detit.Njëherë të pashë me një kapelë të kaltër kashtedhe desha të vdes dhe të jetoj përjetësisht.Njëherë ëndërrova – deti ta vodhi ngjyrën e fytyrës, dhe pushteti i dallgëve i mori ngjyrat e… Keep Reading

1 3 4 5 6 7 71
Go to Top