Poezi për Ninën – Immanuel Mifsud
Njëherë të pashë si treteshe në mbretërinë e kaltër të qiellit,
dhe në kaltërsinë e ujit të detit.
Njëherë të pashë me një kapelë të kaltër kashte
dhe desha të vdes dhe të jetoj përjetësisht.
Njëherë ëndërrova – deti ta vodhi ngjyrën e fytyrës,
dhe pushteti i dallgëve i mori ngjyrat e syve të tu
dhe thashë: le t’i mbledhë flokët si fontanë,
le të lundrojë shikimi i saj
në sytë e mi të pashpresë.
Shiko, si bie shiu,
si bie në sfond
kori i grave nëntokësore
dhe prapë do të ngrihet përpjetë në natën pa hënë.
Shiko, si bie shiu dhe sesi bashkë me të bie
portreti yt
i bërë prej kohësh, i ngjyrosur me ngjyra të përziera që pikojnë rreth dritares.Përktheu: Qlirim Qormemeti
Gjethet bien në heshtje – Immanuel Mifsud
Gjethet bien në heshtje – Immanuel Mifsud Qëmoti mësova se historitë veten përsëritin dhe në mes