Një fëmijë i trishtuar-Margaret Atwood

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Një fëmijë i trishtuar-Margaret Atwood

Ti je e trishtuar ngaqë je e trishtuar.
Është psikike. Është mosha. Është kimike. Shko te një psikanalist ose merr ndonjë pilulë,
ose-ose; përqafoje trishtimin tënd si një kukull pa sy
ti duhet të flesh.

Hëm, të gjithë fëmijët janë të trishtuar
por disa e kapërcejnë.
Numëroji bekimet e tua. Akoma më mirë, bli një kapele. Bli një pallto apo një kafshë shtëpiake.
Fillo të vallëzosh për të harruar.

Të harrosh çfarë?
Trishtimin tënd, hijen tënde,
çfarëdo qoftë ajo që të kanë bërë ditën e festës në kopsht
kur ti hyre brenda e përskuqur nga dielli,
me gojën e llangosur nga sheqeri,
e veshur me fustanin tënd të ri me fjongo
e me njollat e akullores,
dhe the me vete në banjë,
unë nuk jam fëmija i preferuar.

E dashura ime, kur të jetë me të vërtetë e nevojshme
dhe drita të fiket dhe mjegulla të vrundullojë dhe ti të jesh e bllokuar në trupin tënd të kthyer përmbys nën një batanije apo nën një makinë të djegur,

dhe flaka e kuqe të kullojë prej teje
me asfaltin e nxehtë pranë kokës tënde
apo me dyshemenë ose jastëkun,
askush nga ne nuk është fëmija i preferuar;
apo, përndryshe, jemi të gjithë.

Përktheu: Arlinda Guma

Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

NË MAL-Du Fu

NË MAL-Du Fu (712-770) Në mes të pjerrinës së kaltër Pavijoni i
Go to Top