Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis

Në ardhshi ndonjë ditë në dhomën time,
do t’ju dëftej një tablo të madhe,
zbritjen e Krishtit nga kryqi,
të papërfunduar, ta pret mendja,
është kaq e vështirë të përfundosh gjësend,
sa dhe lutjet e fëmijërisë, më ndërmendet,
nuk arrita kurrë t’i përfundoj.
Hapat e babait të dehur, britmat e nënës,
dyert që hapeshin e mbylleshin me forcë
– do të ndodhte përherë diçka
dhe do ta lija përgjysmë.

Nuk bëj shaka, vërtet,
gjithçka mbetet përgjysmë.

Prej vitesh më mundon shprehja e fytyrës,
e kam fjalën për tablonë, më kuptoni.

Urdhëroni? Ah, nuk folët. Askush nuk flet.
E çfarë të thuash! Por dikush duhet të flasë,
veçanërisht kur vjen nata
dhe është vetëm, të flasë shumë —
pa le ta quajnë të çmendur, ata nuk dinë gjë,
kurrë s’kanë ditur.

Sa për tablonë,
mos bëni gabim të vini,
ka kohë që kam reshtur së pikturuari.
Është kaq e thjeshtë,
por askush nuk më kupton.
_________

Shkëputur nga: “Οι γυναίκες με τ´αλογίσια μάτια”.

Përktheu: Stefan Zhupa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

NË MAL-Du Fu

NË MAL-Du Fu (712-770) Në mes të pjerrinës së kaltër Pavijoni i
Go to Top