Traktat i shkurtër-Tasos Livadhitis

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Traktat i shkurtër-Tasos Livadhitis

 

Kurrë s’do ta mësosh
se ç’ishe për mua,
edhe sikur t’ishe diell në udhën time.
Kurrë s’do ta mësosh
që ishe kënga ime,
edhe sikur të këndoja veç për ty.
Kurrë s’do ta mësosh
se pas lotëve të mi
fshihej shpresa
dhe se ti ishe loti im,
një shpresë e paarritshme,
një rreze drite në stuhinë e jetës sime.
S’do ta mësosh.

Ti mund të kesh qenë
gjëja më e bukur që kam dashur,
por unë do t’i fsheh fjalët pas buzëve
dhe ti s’do ta mësosh.
Nëse fjalët, pa dashur, më shkasin,
do t’i pëshpëris më zë aq të ulët,
sa nuk do t’i dëgjosh.

Thjesht do të dish se për mua
ke qenë një njohje e thjeshtë,
paçka se për mua ti ishe jeta ime.

Ndonjëherë do të doja të flisja
për këtë hije që na ndjek nëpër mjegull,
por nuk më lejohet ta tregoj
fundin e një historie,
e cila nuk nisi kurrë…

Përktheu: Stefan Zhupa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

SHAH-Jorge Luis Borges

SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin.
Go to Top