Mos qaj për dashurinë – Hafëz

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Mos qaj për dashurinë-Hafëz

Një lajm i mirë: as dhimbja as vaji
Nuk do të zgjasë –
Si çdo gjë tjetër kalon dhe kjo
Nuk mund të zgjasë.

Ajo që dua më shikon mua
Si të pavlerë
Por dhe vlerësimi që i fal tjetrit
Nuk do të zgjasë.

Roja te dera vringëllon shpatën
S’hyjmë dot pa grada
Ama çdo gradë do degradohet
Nuk mund të zgjasë.

Vjen fatmirësia a fatkeqësia
As qaj as qesh
Se çka u shkrua prapë do të shuhet
Nuk mund të zgjasë.

Mbreti Xhamshid “verë!” urdhëronte
Dhe oborri bindej
Por as Xhamshidi shumë s’do të rronte
Nuk mund të zgjasë.

Në qofsh i pasur ndihmo skamnorët
Dhe jep lëmoshë
Paraja dhe ari që fsheh në bankë
Nuk do të zgjasë!

O kandil duaje fluturën e natës
Kur të vjen pranë
Se me agimin dhe ajo ikën
Nuk mund të zgjasë.

Me shkronja t’arta është skalitur
Mbi smerald të qiellit
Vetëm mëshira kurrë nuk vdes
Ajo do të zgjasë.

Mos qaj për dashurinë Hafëz
S’është e vërtetë
Zemërftohtësia e saj për ty
Ajo do të zgjasë.

Përktheu nga anglishtja: Arbër Zaimi

Shkëputur nga përmbledhja “Bilbilat janë dehur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

NË MAL-Du Fu

NË MAL-Du Fu (712-770) Në mes të pjerrinës së kaltër Pavijoni i
Go to Top