BISEDË ME GURIN-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Trokas në portën e gurit.
– Jam unë, lermë të hyj.
Dua të hyj brenda teje,
të hedh një sy,
të dëgjoj frymëmarrjen tënde.
– Ik, thotë guri,
Jam mbyllur me çelës.
Edhe i thyer në një mijë copa
do rri gjithmonë i mbyllur.
Edhe i thërrmuar në rërë
askënd nuk do lejoj të hyjë.
Trokas në portën e gurit.
– Jam unë, lermë të hyj.
Vij thjesht nga kureshtja.
Jeta është rasti i vetëm.
Dua të shëtis në pallatin tënd,
para se t’u bëj vizitë gjethes dhe pikës së ujit.
Nuk kam shumë kohë për të gjitha këto
ngaqë kam vetëm një jetë.
– Unë jam prej guri, thotë guri.
Duhet të rri serioz. Largohu,
ti e sheh që më mungojnë muskujt e të qeshurës.
Trokas në portën e gurit.
– Jam unë, lermë të hyj.
Thonë që tek ty ka salla boshe të gjera,
madhështore dhe pa zhurmë hapash,
që askush s’i ka parë ndonjëherë.
Pohoje që as ti vetë nuk e di.
– Salla boshe të gjera, është e vërtetë,
por nuk ka vend, thotë guri.
Të bukura, ndoshta, por jo me atë bukuri
që mund ta kapin shqisat e tua mjerane.
Ti mund të më njohësh, por s’mundesh kurrë të më ndjesh.
Ti më sheh në dukjen por jo në thelbin tim.
Trokas në portën e gurit.
– Jam unë, më ler të hyj.
Të premtoj që s’do rri pafundësisht tek ty
dhe as të gjej strehë.
Nuk jam fatkeqe dhe kam ku e fut kokën.
Dhe, veç kësaj, ia vlen të rikthehem tek bota ime.
Do hyj brenda teje dhe do dal duarbosh,
pa prekur asgjë,
dhe si provë për praninë time të vërtetë në gjirin tënd
nuk do them tjetër veçse disa fjalë
që, për më tepër, askush s’do t’i besojë.
– Nuk do hysh, jo, thotë guri.
Ti nuk e ke shqisën e të përbashkëtës
dhe asnjë shqisë tjetër s’e zëvendëson dot atë.
Madje as shikimi i mprehtë gjer në verbim.
Nuk do hysh, ti ke veç dëshirën për këtë shqisë,
veçse një ide të largët të saj.
Trokas në portën e gurit.
– Jam unë, lermë të hyj.
Nuk mund të pres dy mijë shekuj
për t’u futur tek ty.
– Nëse nuk më beson, thotë guri,
pyet gjethen, ajo do të thotë të njëjtën gjë,
dhe pika e ujit njëlloj si gjethja.
Mund të pyesësh, po deshe, edhe një flok nga koka jote.
E ndiej që po më vjen një e qeshur e madhe,
një e qeshur e pamatë, që nuk di të qesh.
Trokas në portën e gurit.
– Jam unë, lermë të hyj.
– Unë nuk kam portë, thotë guri.
Përktheu: Alket Çani
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende