𝗣𝗮𝗯𝗲𝘀𝗶𝗮-𝙆𝙤𝙨𝙩𝙖𝙣𝙙𝙞𝙣 𝙆𝙖𝙫𝙖𝙛𝙞

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

𝗣𝗮𝗯𝗲𝘀𝗶𝗮-𝙆𝙤𝙨𝙩𝙖𝙣𝙙𝙞𝙣 𝙆𝙖𝙫𝙖𝙛𝙞

Kur na u martuan Peleu me Thetin
Në gostinë dasmore plot drita na erdh Apolloni
Që i dha bekime çiftit të ri
Dhe birit që do ngjiznin.

Sëmundje, tha, kurrë s’ka për t’i rënë
Jetëgjatë do jetë. E teksa ai fliste,
Theti gëzohej. Se fjalët
E Apollonit që qe ekspert për profeci
Iu dukën garanci për të birin.

Tek rritej Akili bukuria e tij
Përflitej anembanë Thesalisë
Dhe Theti sillte nëpër mend fjalët e hyut.

Por një ditë me baticën na erdhën ca pleq
Që treguan se Akili në Trojë paskësh vdekur.

Theti çori fustanin e saj të kuq
Hoqi unazat e byzylykët
I flaku përdhe.

Mes dhimbjesh iu kujtua e shkuara.

Pyeti se ç’po bënte vallë Apolloni i urtë,
Ku mbeti poeti që në tryezë të gostisë paratha
Aq mrekulli, ku mbeti profeti
Kur të birin ia vranë
Në lule të rinisë.

Apolloni, gjegjën pleqtë,
Edhe vetë paskësh dalë në Trojë
Në anën e trojanëve
Dhe e vrau Akilin.


Përktheu: Arbër Zaimi

Imazhi: “Natyrë e qetë me zhguall”, Josef Sudek

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top