Virgjëresha e betuar (fragment)-Irena Ivanova

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Virgjëresha e betuar (Fragment nga romani)-Irena Ivanova

mu në barkun e nënës sime
mund të dëgjoja fjalë
si ato të babës duke thënë
dua të më lindësh djalë
kur u linda e kuptova
bluja është një ngjyrë
sepse një herë nëna më tha
vogëlushja ime e ëmbël
sytë e tu janë blu si qielli
qielli ishte blu
prandaj bluja është një ngjyrë
qysh prej se linda
dua që nëna të më vesh
vetëm me tesha blu
nëse më vesh ndryshe
filloj të qaj
sepse mu në barkun e nënës sime
mund të dëgjoja fjalë
si ato të babës duke thënë
dua të më lindësh djalë
sot nëna
më veshi një fustan blu
iu ngjita nga pas babës
për t’i rënë në sy
dhe ai më tha
lërmë të dëgjoj lajmet
ndoshta kjo do të thotë
se jam shumë e bukur
S’e kuptoj dot
a mund të ma shpjegosh
çfarë do të thotë
lërmë të dëgjoj lajmet
çfarë thua për këtë
lajmin më të fundit
një vajzë vari veten
në kordonin e kërthizës së vet?

Përktheu: Granit Zela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top