Videogramet e një Revolucioni-Një dokumentar nga Harun Farocki dhe Andrei Ujica (1992)

in A(rt)ktivizëm/Kinema by

Videogramet e një Revolucioni

Regjia: Harun Farocki dhe Andrei Ujica
Viti 1992

Ky është projeksioni i parë i një projekti bashkëpunimi i Goethe-Zentrum Tirana, ku çdo muaj një artist/e bashkëkohor shqipëtar është ftuar të përzgjedhë një film nga arkiva e filmit, e Institutit Goethe dhe të prezantojë zgjedhjen e tij për publikun e Galerisë ZETA. Artistja e parë e ftuar, që ka përzgjedhur filmin, “Videogramet e një Revolucioni”, është Donika Çina.

Rreth filmit

Për “Videogramet e një revolucioni” Harun Farocki dhe bashkëautori i tij Andrej Ujica mblodhën video amatore dhe materiale të transmetuar nga Televizioni Shtetëror Rumun, pasi televizioni u mor peng nga demonstruesit në Dhjetor 1989. Materialet audio dhe video përfaqësojnë revolucionin e parë historik në të cilin televizioni luajti një rol të madh. Protagonisti i filmit është vetë historia bashkëkohore.
“The revolution will not be televised”, këndoi Gil Scott Heron në vitin 1970, megjithatë, njëzet vjet më vonë, në Dhjetor të vitit 1989, kamerat e drejtpërdrejta televizive ndoqën përmbysjen e regjimit të Nicolae Ceauşescu, në Rumani. Ç’është më e rëndësishmja, më 22 Dhjetor, demonstruesit pushtuan studiot e stacionit televiziv shtetëror. Për pesë ditë, duke improvizuar sa më mirë që mundën, ata transmetuan mbulimin e revolucionit, duke përfshirë gjykimin e shkurtuar dhe ekzekutimin e Ceauşescut dhe gruas së tij, më 26 Dhjetor.
Dy gjëra dukej se e bënin revolucionin rumun pothuajse të paracaktuar për shfaqjen kinematografike. Së pari, kaloi vetëm dhjetë ditë midis trazirave fillestare dhe ekzekutimit të sundimtarit të dikurshëm të vendit dhe, së dyti, ngjarjet ishin të përqendruara në vetëm dy qytete – Timisoara dhe Bukuresht.
Riprodhueshmëria e proceseve politike dhe historike luan një rol qëndror në filmin e Harun Farockit. Ai trajton çështjen e përdorimit të mediumit të filmit, pa bërë thjeshtëzime ose shtrembërime, për të portretizuar ngjarje komplekse, shumë prej të cilave rezultojnë nga vendimet e marra në fshehtësi, dhe për këtë arsye jashtë spektrit të asaj që mund të filmohet. Farocki pyet se si mund ta marrim materialin e të na flasë pa e shtrembëruar atë në shërbim të interesave tona.

 

 

 

Harun Farocki

Lindur në 9 Janar 1944, në Nový Jicin (Neutitschein), në atë kohë Sudetengau, sot Republika Çeke. 1966 – 1968 Pranohet në të sapo hapurën Akademi te Filmit Berlin, DFFB; 1974 -1984 Autor dhe redaktor i revistës Filmkritik, Mynih; 1998 – 1999 Prodhon ”Duke folur për Godard / Von Godard sprechen, New York / Berlin. (Së bashku me Kaja Silverman); 1993- 1999 Profesor i ftuar në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Që nga viti 1966 ka prodhuar më shumë se 100 prodhime për Televizionin ose Kinemanë: TV për fëmijë, filma dokumentarë, filma ese, filma historikë. Që nga viti 1996 ka mare pjesë në ekspozita të ndryshme solo dhe në grup në muze dhe galeri. 2007 Ka një pjesëmarrje të gjërë në Documenta 12. Që nga viti 2004 bëhet profesor i ftuar dhe me pas, 2006 – 2011 Profesor i brendshëm në Akademinë e Arteve, Vjenë. 2011 – 2014 nis projekti afatgjatë Labor in a Single Shot, së bashku me Antje Ehmann. Vdes më 30 korrik 2014, Berlin. Që nga viti 1967 e tutje, Harun Farocki ka prodhuar më shumë se 120 filma dhe instalacione që analizojnë fuqinë e imazhit me origjinalitet, parashikim dhe peshë që u përtërit vit pas viti, projekt pas projekti. Në mësimdhënien dhe esetë e tij, në revista, libra dhe ekspozita të konceptuara dhe të prodhuara bashkë me Antje Ehmann, Farocki ishte një kritik i fuqishëm, redaktor, teoricien dhe kurator. Gjeneratat e artistëve, teoricienëve dhe kritiktve i kanë marrë filmat e Farockit si: Inextinguishable Fire (1969); “Images of the World”; “The Iscription of War “(1988) si dhe instalacionet të tilla si, Deep Play (2007), si pika referimi. Impakti dhe ndikimi i tij në kulturën brenda dhe jashtë Gjermanisë është i padiskutueshëm. Ai ishte dhe mbetet, një figurë e fuqishme e kulturës bashkëkohore.

Dokumentari u shfaq më 30 Mars 2019 në Galerinë Zeta.

Ata që e kanë humbur mund ta shohin këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top