“Takim me Woody Allen” titullohet ky dokumentar nga Godard kushtuar Woody Allen-it, i ndërtuar i gjithi mbi një intervistë.
Dokumentari zëvendësoi konferencat tradicionale të shtypit me rastin e premierës së filmit të Allen-it “Hannah and her sisters” në festivalin e Kanës.
Midis të tjerash në këtë dokumentar të bën përshtypje pjesa ku Allen-i thotë se ishte influencuar nga novelat për ta shkruar, ndërsa thekson se shkrimi i skenarit është faza më e rëndësishme e të ndërtuarit të një filmi, gjë që ishte diamtralisht në kundërshtim me filozofinë dhe metodën e filmbërjes së Godard-it, ku vepra është një punë në proces të vazhdueshëm krijimi në të gjitha etapat e filmbërjes, veçanërisht në editim, dhe ku primar është imazhi dhe jo teksti.