Treni i varrosur- ROBERT BLY
Tregomë mbi trenin që njerëzit thonë se u varros
Nga orteku … ishte kohë dëbore? Ishte
Në Kolorado, dhe askush nuk e pa ndodhinë
As tymin e motorit kacavjerrur përpjetë
Shpërthim ciflash zjarri dhe zhurmë motoriAtje ishin të gjithë ata që patën lexuar diçka
Nga Thoreau, apo Henry Ward Beecher.
Dhe inxhinierët tymojnë, trutë të hedhin në erë.
Pyes veten kur ndodhi kjo? Ishte pas
Jetës studentore, apo ndër vitet kur ishim, ku?Të gozhduar në cep e dëgjuam zhurmën që ndërsillte
Poshtë nesh treni lëvizte me shpejtësi të përbindshme.
Ishte e paqartë se ç’ndodhi më pas. Ti dhe unë
Jemi ende pasagjerë në atë tren. Duke pritur për dritën
E nisjes? Apo treni me t’ vërtet’ u varros nën dëborë?
Netëve të mia një tren fantazmë vjen dhe ikën…Përktheu: Flurans Ilia

Si këndvështrohen personazhet femërorë në letërsinë botërore dhe në atë shqiptare/Flurans Ilia
Revista defekt-teknik u drejtoi një pyetje, shkrimtarëve dhe joshkrimtarëve, mbi mënyrën sesi këndvështrohen personazhet femërorë në