Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 8

SHKULJA E KOKAVE-Henri Michaux

Henri Michaux Kërkonin vetëm ta kapnin nga flokët. Nuk donin t’i shkaktonin dhembje. Ia shkulën kokën me një të rënë. Me siguri s’qe lidhur fort. Përndryshe s’do shkulej aq lehtë. Sigurisht që diçka mungonte. Kur nuk është më mbi supe, koka hap telashe. Duhet t’ia japësh dikujt. Por duhet ta lash, sepse ia njollos dorën… Keep Reading

Letërsi

Thatësirë-Saint-John Perse

Thatësirë-Saint-John Perse   Kur thatësira mbi tokë të ketë nderur lëkurën e saj prej gomarice dhe të ketë çimentuar argjilën e bardhë te burimi, kripa e trëndafiltë e kriporeve do lajmërojë fundet e kuq të perandorive, dhe femra gri e zekthit, spektër me sy fosfori, do t’u hidhet si nimfomane burrave të zhveshur të plazheve…… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mes punëve të shumta-Tadeusz Rózewicz 

Mes punëve të shumta-Tadeusz Rózewicz   Mes punëve të shumta të një urgjence të skajshme harrova që duhet edhe të vdes i pavetëdijshëm siç isha e shpërfillja këtë detyrë ose e përmbushja përciptazi qysh nesër gjithçka do ndryshojë do nis të vdes gjithë kujdes gjithë optimizëm e urtësi pa humbur kohë   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Esé/Filozofi

KULTURA DHE QYTETËRIMI-Michel Tournier

Michel Tournier Porsa fëmija vjen në këtë botë, rrethohet nga një mori perceptimesh, pastaj përballet me një sërë gjestesh e sjelljesh që varen nga vendi ku dhe koha kur ka lindur. Kështu fëmija mëson të hajë, të luajë, të punojë etj., siç bëhet në mjedisin e tij të lindjes, fillimisht familjar, pastaj shkollor. Por, kuptohet,… Keep Reading

Esé/Letërsi

POEZIA DHE PROZA/Michel Tournier

  Michel Tournier Mund të imagjinojmë dy dyqane ngjitur me njëri-tjetrin, dyqani i një antikuari dhe një kinkaleri. Në vitrinën e kinkalerisë janë të ekspozuara një komplet kusish prej alumini të shndritshëm me doreza bakeliti të zi. Sado të hirshme që të jenë ato enë kuzhine, është e qartë se ndodhen aty me qëllimin për… Keep Reading

A(rt)ktivizëm

LOFT STORY OSE KONFORMIZMI I POSHTËRIMIT/Ignacio Ramonet

Ignacio Ramonet Kurrë më parë, në historinë mediatike të Francës, një emision televiziv nuk kishte pasionuar, joshur, shkundur, tronditur, trazuar, nervozuar, acaruar kaq shumë vendin sesa emisioni i telerealitetit Loft Story, i transmetuar, nga 26 prilli deri më 5 korrik 2001, nga kanali televiziv M6 e që kapi, në momente të caktuara, një shifër audience… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Letërsi

Thënie nga Paul Valéry

Paul Valéry Nuk ka parti që të mos jetë tërbuar kundër atdheut. * * * Nuk duhet të hezitosh së bëri atë që të shkëput nga vetja gjysmën e përkrahësve dhe që trefishon dashurinë e pjesës tjetër. * * * Çdo politikë bazohet mbi indiferencën e shumicës së të interesuarve, pa të cilën nuk ka… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Urbane-Guillevic

Urbane-Guillevic   Të gjithë ata Që jetojnë në qytet   Nuk e kanë gjithmonë Ritmin e tij,   Dhe lodhen, Por shpeshherë nuk mund   Të shkulen.   * Në qytet,   Një tjetër qytet, I bërë për njerëz Që nuk janë Këta të sotmit.   Njerëz Si shkëndija jetëgjata.    * Nëse heshtja Do… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DASHNORJA E POETËVE-Jaroslav Seifert

DASHNORJA E POETËVE-Jaroslav Seifert   Çastet e pafajshëm të dashurive të para! Asokohe besoja akoma se të biesh i vdekur mes luleve, kur je i dashuruar gjer në fyt, apo në karnavalet e Venedikut, mund të jetë më bukur sesa të vdesësh në shtrat. Por vdekja është zonja e të gjitha dhembjeve që njeh bota.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

NËN NJË YLL TË VOGËL-Wislawa Szymborska

NËN NJË YLL TË VOGËL-Wislawa Szymborska   I kërkoj ndjesë rastësisë që e quaj domosdoshmëri. I kërkoj ndjesë domosdoshmërisë nëse e kam gabim. I lyp ndjesë lumturisë që e mbaj për vete. Le të më falin të vdekurit që mezi i sjell në kujtesë. I kërkoj ndjesë kohës për krejt botën që më përvidhet çdo… Keep Reading

1 6 7 8 9 10 17
Go to Top