Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 2

DON KISHOTI-Nazim Hikmet

DON KISHOTI-Nazim Hikmet Kalorësi i rinisë së përjetshmeNdoqi, rreth të pesëdhjetave,Arsyen që i rrihte në zemër.U nis një mëngjes të bukur korrikuPër të pushtuar të bukurën, të vërtetën dhe të drejtën.Para tij ishte botaMe gjigantët e saj absurdë e të shëmtuarDhe nën të ishte RosinantiI trishtë e heroik. E di,Kur të kap ky pasionDhe kur… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Haiku

Haiku        ~•~ Amy Lowell(1874-1925) – SHBA Pasi bie lulja,Gjethen s’e do më askush.Çdo ditë dridhem nga frika.          ~•~ Rainer Maria Rilke(1875-1926) – Austri Fluturat e natës dalin të trallisura nga shkorreti;ato do vdesin sonte pa e diturqë s’është pranvera.         ~•~ Guilherme de Almeida(1890-1969) –… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MAJA-Jorge Luis Borges

MAJA-Jorge Luis Borges Në atë që lanë të shkruar të gjithë ataqë frika jote u lutet, s’do gjesh më shpëtim. S’je asnjë nga të tjerët dhe veten e sheh qendër të një labirinti që dikure thurën hapat e tu. S’të shpëton dotas agonia e Sokratit a e Jezuit, as trimi Sidarta i artë që pranoi… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MJELLMA-Charles Baudelaire

MJELLMA-Charles Baudelaire – Victor Hugo-it – I Të mendoj, Andromakë! Ky lumë kaq i pakët, Pasqyrë e trishtë e mjerane ku dikur përndriti E dhimbjes së vejanes madhështia e pamatë, Ky Simoid mashtrues që lotët e tu rritin, Ma mbarsi papandehur pjelloren kujtesë,Teksa ecja mespërmes Karuselit të ri.S’ka më Paris të vjetër (forma e një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska   Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende nuk janë kthyer nga Vinlandi.Na duhet të kalojmë ngushticën e Shën Gotarit.Duhet t’u shpëtojmë rojeve në shkretëtirën e Tharit,të mbërrijmë përmes kanaleve në qendër të Varshavës,të gjejmë mënyrën për të takuar Mbret Harald Bullafiqin,dhe të presim rënien e ministrit… Keep Reading

Esé/Letërsi

Fragment nga libri “This craft of verse”/Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges «[…] Për aq sa më kujtohet, grekët nuk i përdornin shumë librat. Është fakt që shumica e mendimtarëve të njerëzimit nuk i janë drejtuar shkrimit, por fjalës. Mendoni për Pitagorën, për Krishtin, për Sokratin, për Budën etj. Dhe meqenëse përmenda Sokratin, do doja të thosha dy fjalë për Platonin. Më kujtohet që… Keep Reading

Esé/Letërsi

Nga Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges «[…] Në fillim, si gjithë të rinjtë, u përpoqa të maskohesha. Fillimisht po gaboja aq shumë saqë, në kohën kur lexoja Carlyle-in dhe Whitman-in, isha i bindur se e vetmja mënyrë për të shkruar prozë ishte ajo e Carlyle-it dhe e vetmja mënyrë për të shkruar vargje ishte ajo e Whitman-it. Në… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

LAMTUMIRË-Wang Wei

LAMTUMIRË-Wang Wei Ti zbrite nga kali. Unë të shtiva verë,Pastaj të pyeta për ku je nisur kështu.Ti zhgënjimin tënd më rrëfeve:Për dimërim po shkoje në Malet e Jugut. Nuk kam më pyetje për ty; udhë të mbarë! Horizontit pa fund shtrihen re të bardha. MUZG VJESHTE NË MAL Pas shiut të ri, në malin e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Haiku satirikë (II)

Haiku satirikë (II)   ~•~ Turinjtë e bulldogutnuk ndryshojnëas kur është i gëzuar Megamimaru * Vetëm nga një shkrepëseerrësiradridhet Mannen * Sa herë që fryn eraai lëvdonlulet e kumbullës së fqinjit Anonime * Nën strehëdy burra numërojnë gratëqë lagen në shi Anonime * Të pjerdhëshs’ka asgjë për të qeshurkur jeton vetëm Anonime * Tifozëtmë të… Keep Reading

Letërsi

Nga Edmond Jabès

Nga Edmond Jabès   1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.) * Të flasësh për veten do të thotë gjithmonë t’i vësh pritë poezisë. * Ka qenie që, gjatë gjithë jetës, kanë mbetur njolla boje në fund të një fjalie të pambaruar. * Një ditë, poezia do t’u japë njerëzve… Keep Reading

Go to Top