Tag archive

Janis Ricos - page 3

Kastanja-Janis Ricos

Kastanja-Janis Ricos   Atje lart, si nesër, i vranë që të dyzetë. Njëzet vjet kaluan. Askush nuk ua përmendi emrat. Ti e kupton jetën tonë. Çdo vit, në ditë si kjo, gjenin poshtë plepave një tjegull të thyer, dy thëngjij të shuar, pak temjan, një shportë me rrush, një qiri prej dylli bletësh me fitil… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Tokë e mihur-Janis Ricos

Tokë e mihur-Janis Ricos Ka ende zogj. Dhe këndojnë. Ka pemë, dhe deti shpërfillës. Cungjet e vreshtave bleruan sërish. Lulëzuan ullinjtë. Gjithë toka mihur nga plugu erëmon. Ti vë re ngjyrën e maleve, gati e kaltër. Bën t’i përgjigjesh zërit të zogjve. S’gjen fjalë. Sytë e tu ngulitur në tokën e mihur që pret lastarët… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Gozhdët-Janis Ricos

Gozhdët-Janis Ricos     E tepërt dhe kjo, ajo edhe tjetra. Ngordhi qeni, ngordhi kali. Kova e zbrazët poshtë shkallës. Peshkatarët shëtitës thërrasin në rrugë. Shtëpia gumëzhin mungesë dhe në pasqyrë, Krishti i zbehtë mbi kryq shtrëngon, si koprrac, në grushte dy gozhdë   Përktheu: Romeo Çollaku Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

E DËGJUAR DHE E PADËGJUAR-Janis Ricos

E DËGJUAR DHE E PADËGJUAR-Janis Ricos   Një lëvizje e papritur, e beftë: plagën shtrëngoi dora e tij, gjakun që të ndalë dhe pse ndonjë krismë nuk ndjemë, as edhe frushullimën e ndonjë plumbi fluturim. Pas pak dorën uli ai dhe buzëqeshi, por  sërish,  ngadalë, drejt të njejtit vend e ngriti: portofolin nxori sjellshëm, pagoi… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Shëtitje në mesnatë-Janis Ricos

Janis Ricos Për ta mbyllur, ai iu tremb poemave dhe duhanit me tepricë. Doli në mesnatë nga periferia, – një shëtitje e shëndetshme, e qetë, përgjatë frutoreve të mbyllura, mes gjërave që qasen me përmasa të vagullta e të sakta. Fshinte hundët me një shami letre orë e pa kohë, i ftohur prej hënës. Ngadalësoi… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dritë-Janis Ricos

Dritë-Janis Ricos Një degëz bajame para dritares, një degëz e vetme të fsheh gjysmën e fshatit. Dashuria në pëllëmbë të fsheh gjithë botën. Mbetet veç drita. Përktheu: Romeo Çollaku Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Shtëpia e huaj-Janis Ricos

Shtëpia e huaj-Janis Ricos Ndryshkur porta e hekurt e kopshtit. Bimët kacavjerrëse e kanë mbytur gjer sipër. Të zotët mungojnë prej vitesh, ndoshta dhe kanë vdekur. Ai ka ditë tashmë që i vërtitet kësaj shtëpie sikur kërkon të zbulojë ndonjë të fshehtë, sikur dëshiron të hyjë e të hetojë në brendësi. Një mbrëmje i ra… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Gratë-Janis Ricos

Gratë-Janis Ricos   Janë shumë të largëta gratë. Çarçafët u kundërmojnë natën e mirë. Vendosin bukën mbi tryezë, që të mos ua ndiejmë mungesën. Atëherë e kuptojmë se faji ishte yni. Ngrihemi nga tryeza dhe themi: “U lodhe shumë sot” apo “rri, do ta ndez unë llambën”. Kur ndezim shkrepësen, ajo kthehet ngadalë dhe niset… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mëhallat e botës-Janis Ricos

Mëhallat e botës-Janis Ricos   E vranë… e vranë… Kish dhënë xhaketën për të kthyer, Por s’ arriti ta veshë një të Dielë… Ja ku po varet në derën e rrobaqepësit, Siç varet tabela e kafenesë verore në vjeshtë, Siç varet dielli i mbasdites në një pemë të zhveshur, Asnjë s’do shkojë ta kërkojë më… Keep Reading

Go to Top