SHPEJTËSIA E REVE-Yves Bonnefoy
Shtrati, xhami pranë, lugina, qielli,
Shpejtësia e mrekullueshme e reve.
Kthetra e shiut mbi xham, papritmas,
A thua se hiçi po vuloste botën.Në ëndrrën time të djeshme
Gruri i moteve të shkuar digjej me flakëza
Mbi sheshin me pllaka, por pa nxehtësi.
Këmbët tona të zbathura e largonin si ujë i kulluar.O mikja ime,
Sa e brishtë qe largësia mes trupave tanë!
Tehu i shpatës së kohës që gjurmon
Më kot kërkoi aty vendin e fitores.
Përktheu: Alket Çani

SHALLI I KUQ-Yves Bonnefoy
SHALLI I KUQ-Yves Bonnefoy (1923-2016)I Në det të hapur një portik në qiell.Dielli, përtej. KapiteniI