Qyteti i mureve/Një dokumentar nga Eneos Çarka mbi artin dhe pushtetin

in A(rt)ktivizëm/Kinema by

“Qyteti i mureve” titullohet ky dokumentar mbi artin dhe pushtetin… Autori i tij është Eneos Çarka, student në Akademinë e Arteve.

E kam parë tre herë ketë dokumentar, sepse është i rrallë në llojin e tij dhe sepse ngre disa problematika për të cilat kjo shoqëri e trembur ka zakon të heshtë.

Autori nuk mban qëndrime, por sjell vërtetësisht të dyja anët e medaljes; Street Art-in e sheqerosur, dirigjuar nga Bashkia e Tiranës, i cili na tregon se jemi vendi më i lumtur në botë por nuk e dimë, dhe një lloj Street Art-i tjetër, atë të vërtetin, artin e angazhuar.

Uroj që në të ardhmen të ketë më shumë punë dinjitoze si kjo dhe gjithashtu uroj që këtyre të rinjve t’u bëhet më shumë promovim nëpër media (gjë që, duke patur parasysh nivelin e rëndomtë të saj, nuk ka gjasa të ndodhë…)

__
Në foto George Soros në rolin e kujdestarit në filmin “Lulkuqe mbi mure.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top