Pse shkruaj?/Elona Çuliq

in Letërsi/Pse shkruaj? by

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Përgjigjia e radhës erdhi nga Elona Çuliq. Ndryshe nga të tjerët, ajo iu përgjigj kësaj pyetjeje me një poezi.

Vijon më poshtë.

Pse shkruaj?-Elona Çuliq

 

Pse shkruaj?

Me shkru don me thanë me lindë prej vedit

një rranjë për me e mbjellë qiellit.

Për dikend asht dëshirë për me iu afrue

ma shumë Krijuesit,

të Dashtunit,

dashunisë,

pafajnisë,

fminisë

kujtimeve të vyeme që kaurdisen kujtesës

si një vete që nuk na besohet që ka jetue kohna dhe emocione

që ndoshta ia kemi harrue vibrimin që shkaktojnë në qenie.

Me shkru asht me ndërtue vedin

e me lindë prej shkronjash botë

që ndërtohen me ditë e rrënohen më natë

si shenjë e dobësisë njerëzore

që kërkon një sakrificë n’emën të sublimes

që vedi me ndejtë në kambë dhe drejtë.

Me shkru don me thanë me stisë stinët, njerëzit

dhe me jetue n’udhkryq motesh.

Me shkru asht ego dhe frikë

zotim dhe zotnim

çlirim dhe hakmarrje.

Asht një formë me e lanë vedin me rrjedhë nëpërmjet imagjinatës

së jetës që gëlon në ne.

Ne nuk shkruajmë të vërtetën gjith’.

Ne shkruajmë të vërtetën si e mbajmë mend.

Ne shkruajmë të vërtetën si e kemi përjetu dhe pësu.

Ne shkruajmë të vërtetën që kishim dashtë me ndodhë.

E kur shkruajmë për të vërteta që kanë ndodhë,

atëherë ajo asht veçse e vërteta në dorën e forcës së kujtesës.

Por ne nuk kena kujtesë të mirë.

Prandaj ç’ka shkruajmë ma shumë asht e aktit të të kujtuemit.

Me shkru asht si me shkrepë një foto

në të njëjtin vend,

në të njëjtën orë,

ta zëmë për 3 vjet radhazi.

Asnjëherë nuk kena me pasë të njëjtën foto.

Asnjëherë nuk kena me nzanë të njëjtin realitet.

Asnjëherë nuk kena me mujtë me nzanë të njëjtën gjendje të natyrës,

të pemës, qiellit, apo ndoj stoli a rruge

që asht brena kumtit të kohës në çastin e shkrepjes.

Pse?

Sepse transformimi asht ajo çka na mban gjallë.

Sepse rritja

vdekja dhe ripërtëritja

asht ajo çka na bën me shkru

e nëse ne nuk e kuptojmë këtë

atëherë kena refuzu me vdekë

e me pa botët e krijueme për ne.

USA, Korrik, 2021

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Librashitësi-Rozafa Shpuza

Librashitësi-Rozafa Shpuza Kapakë historish të zverdhunastivon përditë n’thembër t’bulevardit, e njajtë me
Go to Top