Poezi nga Elona Culiq

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Elona Culiq


dështova sot
nuk mujta me kenë versioni ma i mirë i vetes
apo andrra e asaj vajzës 10 vjeçare, foto e së cilës noton dikund në harresë

nuk mujta me kenë perfekte
hero i askujt dhe asgjaje
nuk i dita gjithë përgjigjet e pyetjeve, me dhe pa lidhje
sot as kafja e nadës nuk doli si duhet
dhe gjella e drekës ishte aq e kripun sa deti në thellësi

dështova sot
me kenë perfekte
pa të meta të dukeshme dhe të bujshme
me kenë këtu dhe tani
sot mendja ishte gjëkundi
dhe shpirti në grehinë të egos
kërkonte gjuhën e harrume të andrrave

sot askush nuk dështon
të gjithë shndrijnë dhe nxajnë ekranet
me lumtuninë e tyne

askush nuk asht aq njerëzor
sa me gabu
e me e marrë lehtë e pa trazime
si pjesë e rritjes dhe kërkimit
si copëz e puzzle-it ku formohet
imazhi i vetes
jo asaj perfektes
por i vetes që s’ka frikë me dështu

sot më ka marrë malli me lexu një poezi
për dështimin
por për dreq
të gjithë janë të lumtun andej matanë

2023

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top