Shkodra-Elona Culiq
një pemë ngulun
me rranjë në liqe
e degë përqafuem qiellit
mban nje qytet të tanë gjallë,
aty stinët shkojnë e vijnë
pa ndoj pretendim
dhe zogjtë ndalen e këndojnë
kangë si askund tjetër.një liqe i ngulun në pemë
i këndon qiellit
kangë zogjsh
dhe rrëfen për një qytet
që muret i pikojnë qumësht
dhe sytë qajnë me za fëmije.

Pse shkruaj?/Elona Çuliq
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.