Nota në natë-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Nota në natë-Sueton Zhugri


E varur qëndron brenga në erë
rrobe e vjetër plot vrima
dhe lypësi i ulur
pranë shtyllës në semaforin e kthesës
mbi telat të cilës
koloviten atletet e shqyera
të djalit së gjitones.

Aty pranë kalon një vajzuke
duke lëpirë akullore
dhe një ushtar nga dritarja
e spitalit amerikan
sheh larg retë
me hënën e pafajshme
që dridhet
si e hedhur të thahet
mbi vijën e horizontit.

Kthej kokën për të të parë…
është kaq e lehtë të braktisesh
dallgëve të syve të tu,
ku shoh meduza
si nuse të bardha në pritje
me dantella blu,
kaq të bukura dhe
plagëdjegura…

26.3.19

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top